“Qarku i ri i Dizajnit,” plani
për rregullimin e Londrës

“Qarku i ri i Dizajnit,” plani<br />për rregullimin e Londrës<br>
Tetë studime arkitektonike do rivitalizojnë Gadishullin e Grenuiçit, për të krijuar një "destinacion të përhershëm për projektuesit". Ndërhyrja arkitekturore do të përfundojë në vitin 2019, për momentin është e sigurt që ky plan do të karakterizohet nga kontraste abonoje, diversitetë dhe frymëzim.

Shumë e quajnë kryeqyteti i krijimtarisë, ndërsa disa një qytet të hapur. Qarku Dezinj, do të jetë projekti më i ri, një destinacion për çdo krijues, një strehë e përsosur e projektuar për komunitetin krijuesve në Londër.

Qarku Deznj do të përfshijë 6 projekte arkitekturore të cilat priten të përfundojnë në vitin 2019.  Në ndërtesa do të përdoret ndriçimi natyral. Duke filluar nga alumini me shkëlqim e deri te dritaret me sipërfaqe të madhe dhe tavane të larta, të dizenjuara për studiot e fotografëve, piktorëve apo skulptorëve. Në këtë planë janë edhe dy ndërtesa të mbuluara me panele të valëzuara, të bardha dhe vertikale, ndërtesa do të mbulohet me mbulesë metalike gjysmë transparente.

Tulla dhe qelq, kështu quhet njëri prej planeve arkitekturore që do të zbatohet në Londër, një frymëzim nga arkitektët francez Maisoon de Verre dhe Pierre Chareau. Në këtë plan do përdoret vetëm ndriçim neoni, tarraca me sipërfaqe tv madhe që do të mbajnë skulptura të larta.

Një tjetër rregullim do jetë i bazuar në planin e arkitektes spanjolle, ndërtesa të mbuluara me struktura metalike dhe me kopshte që do të jenë edhe gjatë dimrit, një hapësirë që i ngjanë natyrës.


[gallery]24559[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm