Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano

Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano

Tifozët e Interit festojnë titullin

Interi zyrtarizoi titullin kampion në Serie A për herë të 20-të në histori. Pasi u vendos që parada e autobusit të hapur të shtyhej për në fundjavë, për shkak të motit të keq, Interi kërkoi nga Lega Serie A që ndeshjen kundër Torinos ta zhvillojnë të dielën në orën 12:30 sipas kalendarit dhe propozimit u pranua.

Ideja e klubit është që në fund të ndeshjes lojtarët të mund të parakalojnë nëpër rrugët e Milanos me autobus të hapur, për të festuar me të gjithë tifozët e pranishëm. Detajet e plota të itinerarit të autobusit janë ende për t'u përcaktuar, por në çdo rast duhet të fillojë nga stadiumi për të arritur në Sheshin Duomo. Nga aty lojtarët pritet të përshëndesin tifozët nga 'Terrace 21', ku është planifikuar edhe një koncert me DJ.

Përmbyllja e festimeve do të jetë me rastin e ndeshjes së fundit të Interit në shtëpi, kundër Lazios, kur do të jepet edhe trofeu. Ndeshja është caktuar për fundjavën e 19 majit, por Serie A ende nuk e ka shpallur zyrtarisht ditën dhe datën e ndeshjes.

Në fund të ndeshjes, lojtarët do të parakalojnë në fushën e 'San Siros' për të arritur në skenën e cila do të vendoset në mesfushë dhe do të marrin kupën 'Scudetto'.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve do të ketë një koncert i cili do të vihet në skenë edhe në San Siro. Në skenë do të ngjiten shumë emra VIP, si Ligabue, Max Pezzali, Andrea Bocelli e shumë të tjerë. Pas koncertit lojtarët pritet të vazhdojnë festimet në një event në 'Castello Sforzesco'.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për jetën e shfrenuar të diktatorit të Koresë së Veriut

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për jetën e shfrenuar të diktatorit të Koresë së Veriut