'Lejleku' sjell beben me 'këmishë' në maternitetin e Tiranës

Bebja i lindur i mbështjellë me cipën amniotike

Ndonjëherë lejleku bën dërgesat e tij duke harruar të marrë paketimin me vete, ashtu siç ka ndodhur në spitalin “Koço Gliozheni”. Ka ardhur në jetë një fëmijë i lindur i mbështjellë me cipën amniotike. Cipa amniotike është një qese me lëngje që zhvillohet brenda barkut të një gruaje shtatëzanë, brenda të cilit fetusi qëndron i mbështjellë ndërsa zhvillohet.

Normalisht cipa amniotike çahet teksa pritet që fetusi të vijë në jetë, por ndryshe ka ndodhur me një fëmijë në maternitetin e Tiranës por ky është një rast i rrallë që ndodh 1 në 80 mijë lindje, ndryshe njihet si fëmija i lindur me këmishë. Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha Anika Dokle përmes një statusi në Facebook së bashku me foton e bebes.


(Bebja i lindur i mbështjellë me cipën amniotike)

e.gj.
Komento

Komente

  • Ardiana: 16/04/2018 16:47

    Uuuuuu shpirti i nenes, moj aman! Paste jeten e gjate, e me shendet e me kesmet!

    Përgjigju