Lëngu i gjetheve të bajames, më i fuqishmi kundër baktereve

Lëngu i gjetheve të bajames, më i fuqishmi kundër baktereve

Bajame

Bajamet janë ndër arrorët më të preferuar dhe përdoren gjërësisht. Bajamet shkojnë shumë me mjaltin dhe ofrojnë një ëmbëlsirë delikate dhe të shijshme. Vlerat e bajameve mund t’i shijojmë edhe si çaj duke shfrytëzuar gjethet e pemës.

Me siguri do të befasoheni kur të mësoni se lëngu apo çaji i gjetheve të bajames, është ndër më të pasurit me antioksidantë që janë të rëndësishëm kundër qelizave të dëmshme dhe mikrobeve.

Antioksidantët praktikisht shkatërrojnë qelizat e dëmshme, luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë zhvillimin e baktereve, mykut dhe viruseve. Përfitimet e Lëngut apo Çajit Të Gjetheve Të Bajameve

Sistemi tretës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i gjetheve të bajameve përmban substanca mirëbërëse siç është fibra që pastron organizmin dhe ndihmon funksionin e zorrëve. Prania e antiokisdantëve ndihmon edhe kundër infeksioneve në stomak.

Kundër parazitëve
Parazitët mund të jenë të rrezikshëm dhe shfaqen gjithnjë në mungesë të higjenës. Sistemi tretës mund të jetë shëndetplotë nëse pini këtë çaj rregullisht.

Sëmundjet e mëlçisë
Antioksidantët tek çaji janë të rëndësishëm kundër substancave të dëmshme që mund të përthithen nga mëlçia. Pirja e këtij çaji është e rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Kundër reumatizmës
Pirja e këtij çaji ruan shëndetin e veshkave dhe rregullon nivelin e lëngjeve në trup. Reumatizma shkaktohet nga prania e lëngjeve në gjymtyrë dhe kocka. Shkarkimi i tyre ndihmon në zbutjen e inflamacionit.

Ngadalësimi i plakjes
Antioksidantët parandalojnë degjenerimin e qelizave dhe indeve dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë kaos në organizëm. Në këtë mënyrë lëkura do të ketë një paraqitje më rinore.

Shëndeti i Stomakut dhe veshkave
Ky çaj nxit pastrimin e veshkave nga toksinat. Pirja e këtij çaji i ushqen veshkat, i mbron ato dhe të gjithë organizmin. Për më tepër, ai përdoret edhe kundër problemeve të ndryshme me stomakun./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin