POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Letra e kryeministres serbe për Ramën, Haradinaj reagon i revoltuar: Ku është Evropa?

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj letrës që kryeministrja serbe Ana Brnabiç i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet rishikimi i njohjes së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Në një intervistë për RTV21, Haradinaj deklaroi se ndihen të mënjanuar nga qëndrimi i Evropës për të mos reaguar ndaj veprimeve të Serbisë.

“Ne na thuhet “mos veproni”, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, Johannes Hahn, Jean Claude Juncker, Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit", shprehet Haradinaj.

Më tej, kryeministri kosovar tha se koha kur Kosova ka dëgjuar se çfarë i është thënë, ka ikur. "Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë? Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë."

Haradinaj e përmbylli komentin e tij ndaj letrës së kryeministres serbe duke thënë se, e vetmja mënyrë për të arritur paqen e dy vendeve është pranimi i të drejtës së Kosovës për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran.

a.s.
Komento

Komente

  • Proka: 29/12/2018 14:39

    E more Ramush, per lufte ti ishte i pari me familje,per kete te qendroj gaditu por politika Europiane eshte ajo ku.... e vjeter qe na dogji e po na djege pa nderprere. Nuk mund te jetojme te vetmuar as Ne Shqiptaret e as servet cetnike. Kompromisi me i rend per popullin e Kosoves eshte ndarja e territorit qe po na kanoset nga Rusia e Franca,po mbrojne interssat e shkijeve haptazi. Neve as vizat nuk naj lejuan edhepse i beme te gjitha detyrat qe kerkoi BE, tani te shkojme se bashku me djallin qe te mundemi tu kundervihemi krimineleve me diplome te BE. Shnosh kofshmi,shneta eshte kryesorja.

    Përgjigju