'Letra gjethe' që nuk 'vdes' kurrë

Çdo ditë në ambjente zyrash, shkollash e shtypshkronjash hidhen poshtë qindra e mijra fletë letre, të cilat nëse i mbledhim në mënyrën e duhur, mund t'i ripërdorim. Kështu mendon Daniele Romaniello, artizani italian që merret me përpunimin e letrës dhe që çdo ditë në laboratorin e tij të vogël, i jep ketyre mbetjeve një jetë të re. I vetmi limit që çdonjëri prej nesh ka përkundrejt letrave të hedhura është fantazia.

I rritur në një familje artistesh, mes telajove, ngjyrave dhe vizatimeve, ai pak kohë më parë nisi të interesohej për letrat e hedhura aty këtu. Laboratori i tij i vogël ndodhet diku në perfieri të Romës dhe prej disa vitesh aty Daniele prodhon prej mbetjeve, në mënyrë artizanale, letër të cilësisë së lartë.

Letrat në laboratortin e Daniele Romaniello janë të ndryshme për nga përmasat, lloji dhe ngjyrat. Shpikja e tij e fundit është ajo që ai e quan "Letra gjethe". Bëhet fjalë për një lloj letre e krijuar në mënyrë artizanale, të cilën edhe nëse e hedhim poshtë, nuk do të thotë se cikli i saj mbaroi.

"Letra gjethe" ka në përbërje të saj fara të ndryshme bimesh. Dhe kështu, nëse e hedhin poshtë, prej mbetjeve të letrës pas pak ditësh do të lindë gjelbërimi dhe cikli i saj nuk do të mbarojë kurrë. Prej farave do të lindë një jetë e re dhe riciklimi i saj do të vazhdojë pafund.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A