Analisti Lorenc Vangjeli: Lulzim Basha thirret në Prokurori të hënën
Analisti Lorenc Vangjeli thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do thirret të hënën në Prokuroi për rastin "Xhisiela", lidhur me deklaratën e tij pas publikimit të videodenoncimit të Emiljano Nuhut.
Emisioni 'Java në RTSH'
Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë në studion e emisionit "Java në RTSH" se, Partia Demokratike, duke e përfshirë pa të drejtë Taulant Ballën në një histori të tillë, e “amnistoi” atë për të tjera “mëkate” që ai mund të ketë në shpinë. Vangjeli publikoi dokumentin ekskluziv të gjurmimit të telefonit të Ballës, sipas të cilit verifikohet se në ditët e ngjarjes Balla ka qenë në Pogradec.
Duke ju referuar provës së tabulateve të celularit të Ballës, analisti Preç Zogaj tha se deputeti socialist është në të drejtën e tij që të rrëzojë akuzat se ai nuk ka qenë në vendngjarje, por edhe pse nuk ka qenë ai, ka qenë “pushteti i Ramës”. Vangjeli tha se prokuroria po përgatitet të dërgojë kërkesën për të marrë në pyetje ish-policin Nuhu.
Ndërsa në fillim të javës, të martën ndoshta, në Prokurori do të kërkohet dëshmia e një personazhi mjaft të rëndësishëm, kryetarit të PD-së, zotit Lulzim Basha.
Lorenc Vangjeli, analist
'Dosja që do trazojë politikën, PD të publikojë emrat e të dënuarve që kanë marrë tenderë'
Në emisionin “Java në RTSH” analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi ekzistencën e një dosjeje që do të trazojë shumë ujra në Tiranë. Sipas Vangjelit, Partia Demokratike ka plotësuar një listë me biznese të drejtuara dhe në pronësi të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, të cilët kanë marë tendera publikë, gjë që ndalohet nga ligji.
Ligji është si syri, shkelet ndonjëherë.
Lorenc Vangjeli, analist
'I afërmi i një ministri u masakrua nga një personazh i botës së krimit, u mbajt e fshehtë'
Një sy të mbyllur ai ka quajtur dhe një ngjarje tjetër, shumë e rëndë, e cila nuk është bërë ende publike.
Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një anëtari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit.
Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh.
Lorenc Vangjeli, analist
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
Aman ore se po bejne namin se po e therrasin ne prokurori!
PërgjigjuO vangjel po ik mor bur se sje ti për ktë pun o i pa udh o vangjel o teveqel që likja të pagun e monika të fërkon o vangjeli vagabon.
PërgjigjuTa dha Likja shashken e fundit ty?
Përgjigju