Mbi 1 ton marijuanë me skaf
Shqipëri-Itali, ja video e kapjes

Mbi 1 ton marijuanë me skaf<br />Shqipëri-Itali, ja video e kapjes
ITALI – Një motoskaf i fuqishëm që transportonte 1 ton e 80 kilogramë marijuanë është bllokuar në brigjet puljeze në një opracion që ka përfshirë forcat e Guardia di Finanza dhe Policisë së Shtetit në Foxhja. 

Sasia e drogës së sekuestruar e trafikuar në Itali kap një vlerë prej 1 milionë euro.

Operacioni u koordinua me ndjekje me avionë nga ajri dhe mjete lundruese në det, dhe u konkluduan me bllokimin e skafit. 

skafi me logo
(Në foto: Skafi i kapur gjatë natës dhe të arrestuarit)

Policia ka arrestuar dy personat që ndodheshin në motoskaf, një shqiptar 25-vjeçar dhe një italian 45-vjeçar nga Manfredone. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe motoskafin “Italcraft 35” i gjatë 10 metra dhe i përshtatur me dy motorrë të fuqishëm 270 kuaj fuqi.

Droga, sipas mediave italiane është trafikuar nga Shqipëria.
  
 dy personat e skafit
(Në foto:Me rreth të kuq dy personat e rënë në pranga)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar