Mbrëmë u dekretua nga Meta, Lleshaj vijon turin për luftën kundër krimit, takim 90’ në Lezhë

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit mesditën e sotme ka udhëtuar për në Lezhë për të zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së qarkut.

Takimi në Drejtorinë e Policisë nisi rreth orës 13:00 minuta dhe përfundoi në 14:30. Në qendër të bisedës ishte lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës. Në përfundim të takimit ministri i ri nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim për mediat.

Sandër Lleshaj i emëruar nga kryeministri Edi Rama si zv/ ministër pas refuzimit të dekretit të parë nga Meta në ditët në vijim pritet që të marrë plotësisht kompetencat e institucionit, pasi mbrëmjen e djeshme Presidenti firmosi dekretin e dytë për gjeneralin (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 17/11/2018 17:55

    Minister ters qe ku te ndodh vrasje dhe ne lezh pritnja ky ishte me vertet tersi madh si macja zez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet