Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një betejë këmbëngulëse ndaj një reportazhi të rëndomtë të Rai 3 rreth çështjes së investimit të qeverisë italiane për të sjell emigrantët e paligjshëm afrikanë në Shëngjin, pas marrëveshjes Rama Meloni.  

Reportazhi nuk ka ndonjë të re për publikun shqiptar, por është e qartë që është një luftë politike kundër Melonit në Itali. Si shumica e raporteve të shtypit të huaj për një vend si Shqipëria, ata nuk thonë gjëra që ne nuk I dimë, apo nuk I ka thënë shtypi shqiptar, por meqë një pjesë e gjërave janë thënë në italisht, duken më të rëndësishme. E vërteta është se shtypi shqiptar ka shkruar gjëra shumë herë më të thelluara dhe më objektive kundër Ramës për këto histori. 

Por përse Rama po këmbngul kaq shumë të vazhdoj betejë publike me ta? 

Vetëm dje dhe sot ai është shfaqur disa herë në shtypin italian, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre. 

Arsyeja kryesore është se duket që ndjehet I sigurt se procesi I baltosjes është me prapavijë politike nga një gazetari e njëanshme. Dhe janë së paku dy element . Sulmi ndaj Agaçit, I cili sulmohet pse ka qenë avokat I njerëzve të dënuar për drogë në Itali dhe së dyti në censurimin dhe selektimin që u kanë bërë intervistave të marra në Shqipëri.  

Sa I përket akuzave ndaj Agaçit, natyrisht ai nuk mund të ishte avokat I Papës, pasi Papa nuk ka nevojë për avokat. Duke e targetuar Agaçin, synimi është ta godasin marrëveshjen  si një marrëveshje okulte mes njerëzve që janë marrë nëntokën italiane dhe jo si një marrëveshje transparente mes dy qeverive që ka kaluar dhe provën e Gjykatës Kushtetuese. 

Dhe këmbngulja e Edi Ramës në këtë pikë, vjen thjesht nga fakti se ata kanë tejkaluar të drejtën për të sulmuar një zyrtar, të cilin dhe e kanë censuruar dhe e paraqesin si pjesë e botës mafioze meqë ka qenë avokat I njerëzve që kanë kryer krime të rënda në Itali.  

Pretendimi tjetër që një ish zyrtar I antimafias paska blerë tokë tek një person problematik në Shqipëri dhe këtë ja paska rekomanduar Agaçi privatisht është edhe më banal. Një ish zyrtar I antimafias, është personi I duhur për tu pyetur kush janë mafiozët, nuk është personi që mund ta gënjesh kush nuk është mafioz apo njeri problematik.  

Nga ana tjetër, Rama po këmbëngul të vazhdoj betejën me ta edhe për faktin se ata kanë fshehur opinionet e palës akuzuar në këtë reportazh, ose dhe ato që I kanë dhënë I kanë shtrembëruar. 

Natyrisht që shpeshherë media e huaj kur raporton nga vende të vogla si Shqipëria ka një lloj arrogance për të diktuar “fakte”, por në rastin konkret ata janë  të dobët në mbrojtje, pasi po u duhet çdo ditë të bëjnë nga një tërheqje, duke provuar që kanë fshehur intervistat dhe që kanë devijuar përgjigjet.Ata nuk kanë punë me qeverinë shqiptare, pasi çdo gjë e kanë bërë të nxijnë qeverinë italiane. Por për ta bërë më të zezë pikturën e tyre, u janë dashur dhe këto spekulime. 
Edi Rama nuk do guxonte ta bënte këtë betejë, sikur ata të ishin po kaq të ashpër, por më të kujdesshëm në spekulimet dhe selektivitetin e të dhënave që kanë marrë në Tiranë.  

Se nga Tirana ka plot përvoja të përdorimit të shtypit të huaj për nevoja të brendshme.  

Më 2017 u sajua që 1500 vagonë me lëndë helmuese u zbarkuan në Durrës dhe po shkonin drejt Pukës. Portali I familjes Berisha me një portal të sajuar në Itali, dhanë dhe “fakte” , por pastaj e pagoi shtrenjte politikani italian që u përdor nga bregu tjetër. Ai u burgos, pasi u provua që mori lek për atë sajesë.  

Tani është e kundërta. E majta italiane duan të përdorin prap Berishën por tani për të rrëzuar Melonin, të vetmen që ja ka pas përshëndet Kuvendin kundër Bashës që bëri dy vjet më parë. Dhe kjo e shpjegon dhe më shumë arsyen përse Rama ka kaq zell ta mbaj ndezur këtë debat. / Tema 

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • haha: 25/04/2024 10:23

    sikur tha qe kembengulese eshte djallezore ky?! apo tashti veshi lekure djali dhe nga engjell u transformua?

    Përgjigju
    • PD rrumpalla: 25/04/2024 13:21

      Haha...e ke kuptuar si të shkon përshtat ty. Por Rama ka shpjeguar kur këmbëngul pa fakte është djallëzore. Rama, ka të gjithë të drejtën e botës të këmbëngul sepse nuk akuzon, mbrohet nga akuzat e pa baza. Tani cili është djallëzor. Ai që do të, të prishë qetësinë ty çdo ditë me sajime? Apo ti që kërkon që sajimet janë djallëzore në dëm të qetësisë tënde?

  • Please!: 24/04/2024 22:47

    Z.Rama,mos e betonizoni më Liqenin Artificial të Tiranës,edhe rreth e rrotull,ju lutemi...!Ajo e ai Park janë Mushkëritë e Pasarelë e Tiranës...,madje e përgjysmuar,sepse nuk ka më Kopshtin zoologjik e atë Botanik si dikur!.. kështu që mbillni me pemë e bëni Lulishte e Shatërvane edhe aty poshtë Digës së Liqenit te fusha..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse/ Kryeparlamentarja Nikolla uron besimtarët: Krishti u ringjall për të gjithë ne

Nesër Pashkët Ortodokse/ Kryeparlamentarja Nikolla uron besimtarët: Krishti u ringjall për të gjithë ne