Dita e hënë afati i fundit që Meta të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm

Kur kanë kaluar një javë nga propozimi i kryeministrit Edi Rama për të vendosur si pasues të ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshin, Presidenti i Republikës ende nuk ka folur me dekret për këtë propozim. Por cfarë ndodh në të tilla situata dhe sa afat ka Presidenti Meta ti përgjigjet këtij propozimi?

Burime nga Presidenca kanë bërë me dije për Report Tv, se bazuar në legjislacionin në fuqi brenda 7 ditëve pune apo një jave z. Meta duhet t’i jap një përgjigje me dekretim apo mosdekretim propozimit të kryeministrit Edi Rama dhe ky afat përfundon sonte në mesnatë.

Më tej sqarojnë burimet, Presidenti Meta ka kohë të shprehet deri ditën e hënë, duke qenë se dita e sotme në bazë të kodit administrativ cilësohet si pushim zyrtar i fundjavës, dhe e hëna cilësohet sërish brenda afateve.

Nuk dihet nëse Sandër Lleshi do e marrë apo jo pëlqimin e Presidentit Meta, por gjatë një interviste ditën e djeshme, Meta u shpreh se është në afat dhe do të marrë një vendim kurajoz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qafprushi: 03/11/2018 17:43

    President me te korruptuar nuk kemi pasur ndonjë herë, as Ahmet Zogu nuk ka vjedhur me shumë se ky. Vetëm besoj që zoti vonon por nuk harron se drejtësia ne shqiperi eshte si litari ne thes.

    Përgjigju
  • Populli: 03/11/2018 17:30

    E thjeshte fare nqs Ilir Meta nuk e dekreton Mazhoranca te mbledh parlamentin dhe ta shkarkoj nga detyra presidentin

    Përgjigju
  • Fraiku: 03/11/2018 15:08

    Po behen pazaret e fundit per dekretimin e ministrit te ri. Meta kerkon favore kriminale.

    Përgjigju
  • ilir: 03/11/2018 11:56

    Nuk ka asnji shans të mos dekretohet GJENERALI ,MINISTËR I RENDIT,,se kan vite që e kan përgatitur ,,meta mund ta vonoj ca ditë,,por ajo pun ka marr fund PRANGAT JAN GATI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri