Minarja e thyer në posterin e Bashkisë së Shkodrës, rrjeti kundër Voltana Ademit: E ke qelb!

Minarja e thyer në posterin e Bashkisë së Shkodrës, rrjeti kundër Voltana Ademit: E ke qelb!

Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi “kryqëzohet" në rrjetet sociale. Shkak për revoltën ndaj saj është bërë posteri i një koncerti që do të organizonte Bashkia, në të cilin shfaqet një minare e thyer.

Qytetarët e kanë interpretuar posterin si thikë pas shpine që kyebashkiakja i ngul pas shpine fesë, duke shfaqur minaren e thyer.

Ndonëse mësohet se Bashkia ka shpejtuar ta fshijë posterin, rrjeti vazhdon të ziejë.

REAGIMET

Bashkia maska-reshe si ky poster, shkruan gazetarja Brunilda Dibra.

Ndërsa faqja “Monella Vagabonda” shkruan:

VOLTANE E KE QELB!

Qe ti je e paafte dhe qe e urren kaq shume kete qytet, kete e deshmon çdo dite me pushtetin tend te paskrupullt ne krye te Shkodres. Kete do ta denoncoj çdo dite nepermjet marrezise tende.

Dje rrezove Vllaznine, embleme e vellazerimit te Shkodraneve, ndersa sot nepermjet zyres se propagandes tende, i ngule nje tjeter thike pas shpine te vetmit vellazerim qe i ka mbet ketij qyteti: atij fetar. Jo pak here te kam denoncuar ahengjet tuaja pa pike arti dhe kulture, si abuzim me taksa dhe hapesire te qytetit.

Jo pak here kam denoncuar propaganden gebelsjane te sejmeneve te tu. Por ti je e afte vetem ne nje gje: t’i deshmosh shkodraneve se sa i verber, i paedukate dhe provokator eshte pushteti yt.

Ja çfare guxove t’i ofrosh shkodraneve, nje karikature qe edhe revista satirike Charlie Hebdo do te mendohej disa here para se ta publikonte: Minaren e thyer si poster i nje koncerti perballe xhamise.

Xhamite dhe kishat jane te vetmet institucione ne te cilat shkodranet gjejne besimin, shpresen, por edhe vellazerimin. Ndersa ti je aq e turpshme sa guxon ta reklamosh si art, si koncert perballe xhamise se ketij qytet me daten 8 Gusht.

Minarja e thyer, HAZE bashke me nje gjethe viole (lloj marijuane) te ciles Jimmy Hendrix i kushtoi kenge dhe maska si shenje pagane. Nxitove ta fshish, por si gjithmone pushteti yt le njolla turpi. Te lutem, boll se e ke qelb tashma.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXx: 05/08/2018 13:13

    Feja shqiptarit eshte shqiptaria

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/08/2018 12:06

    U dhj efsha fetë...baj ga!

    Përgjigju
  • Ateist: 05/08/2018 11:28

    Voltana sikur çdo kryetar tjeter bashkie s'eshte as kritike arti, as kuratore eventesh, mjaft e fajesuat per çdo gje. Ka shperndar nje poster qe ka te beje me nje event muzikor ne bashkine qe drejton vet dhe s'i ka kushtuar rendesi grafikes. Sa shpejt preken komunitetet fetare nga nje poster, nderkohe nuk pyesin nese preken apo cenohet nje mase e madhe shqiptaresh qe s'besojne ne zot kur degjojne gjithe diten predikimet e tyre bajate, apo ezanin dhe tringellimen e kembanave te kishes orar pa orar. Mjaft me hipokrizi!

    Përgjigju
    • Ateist: 05/08/2018 12:10

      @Vlonjanti - As me rruhet fare nese indinjohesh ti si besimtar, kur ty s'te rruhet nese mua me pelqen apo jo te degjoj predikimet e fese sa here hap televizorin apo median e shkruar, per mos thene kur dal ne rruge me bezdisin gjitha simbolet fetare. Besimtaret truthare si puna jote duhet te mesohen se ka edhe mendim ndryshe nga i juaji, keshtu qe duhet te bashkejetoni me faktin se jo te gjithe jane njesoj dhe ti je me i ndjeshem se une qe s'besoj apo ke te drejta me shume se une. Mos t'i hyjme me tek ketij debati, ik kridhu nje here ne det tani se do jete ngrohur uji.

    • Vlonjati: 05/08/2018 11:47

      Te jesh ateist nuk eshte ndonje gje e madhe,as zgjuarsi eshte ndjesi personale. Sa per hipokrizi ti duhet te jesh dhe hipokrit dhe injorant,sepse dukesh qe nuk mer vesh fare se cfar indinjate shkaktojn keto postera si te besimtaret e thjesht por dhe te ateistet inteligjent,aty ku per fat te keq ti nuk bën pjesë.

  • Besford këlluf gjoleka: 05/08/2018 11:03

    Shikoni se çfar turpi është voltana ademi për Shkodranët që e kan votuar. Kjo nëradh të par ska intelekt është komplet idjote në radh të dyt kjo Shkodrën e shkatroi plotësisht po Shkodranët e kan hak se vet e votuan ktë palaço.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 05/08/2018 10:46

    Urgjent te japi doreheqjen plehra..ky poster fut percarje kombetare. Tuuuuuurp i madh,un vet jam ortodoks,por di qe vellazeria me e madhe e Shqipetarëve eshte feja e cdo besimi.

    Përgjigju
  • Skender: 05/08/2018 10:32

    Prsh, po lexoj kte shkrimin. Meqe jeni nji faqe qe une ju ndjek rregllisht, thjesht poju sqaroj qe ta dini, masanej veproni si te doni. Posteri nuk asht i bashkis por i shoqates qe organizon koncertet e veres ne shkoder. ajo ban reklamimin e aktiviteteve. Logoja e bashkis asht vu meqe mbeshtet aktivitetin. Sapo asht konstatu, aq heq menjihere. kjohistori asht e vjeter tash se ka ma shume se dy dite. klm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/  Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë