Minarja e thyer në posterin e Bashkisë së Shkodrës, rrjeti kundër Voltana Ademit: E ke qelb!
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi “kryqëzohet" në rrjetet sociale për posterin me minaren e thyer që Bashkia shpërndau për një koncert.
Voltana Ademi
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi “kryqëzohet" në rrjetet sociale. Shkak për revoltën ndaj saj është bërë posteri i një koncerti që do të organizonte Bashkia, në të cilin shfaqet një minare e thyer.
Qytetarët e kanë interpretuar posterin si thikë pas shpine që kyebashkiakja i ngul pas shpine fesë, duke shfaqur minaren e thyer.
Ndonëse mësohet se Bashkia ka shpejtuar ta fshijë posterin, rrjeti vazhdon të ziejë.
REAGIMET
Bashkia maska-reshe si ky poster, shkruan gazetarja Brunilda Dibra.
Ndërsa faqja “Monella Vagabonda” shkruan:
VOLTANE E KE QELB!
Qe ti je e paafte dhe qe e urren kaq shume kete qytet, kete e deshmon çdo dite me pushtetin tend te paskrupullt ne krye te Shkodres. Kete do ta denoncoj çdo dite nepermjet marrezise tende.
Dje rrezove Vllaznine, embleme e vellazerimit te Shkodraneve, ndersa sot nepermjet zyres se propagandes tende, i ngule nje tjeter thike pas shpine te vetmit vellazerim qe i ka mbet ketij qyteti: atij fetar. Jo pak here te kam denoncuar ahengjet tuaja pa pike arti dhe kulture, si abuzim me taksa dhe hapesire te qytetit.
Jo pak here kam denoncuar propaganden gebelsjane te sejmeneve te tu. Por ti je e afte vetem ne nje gje: t’i deshmosh shkodraneve se sa i verber, i paedukate dhe provokator eshte pushteti yt.
Ja çfare guxove t’i ofrosh shkodraneve, nje karikature qe edhe revista satirike Charlie Hebdo do te mendohej disa here para se ta publikonte: Minaren e thyer si poster i nje koncerti perballe xhamise.
Xhamite dhe kishat jane te vetmet institucione ne te cilat shkodranet gjejne besimin, shpresen, por edhe vellazerimin. Ndersa ti je aq e turpshme sa guxon ta reklamosh si art, si koncert perballe xhamise se ketij qytet me daten 8 Gusht.
Minarja e thyer, HAZE bashke me nje gjethe viole (lloj marijuane) te ciles Jimmy Hendrix i kushtoi kenge dhe maska si shenje pagane. Nxitove ta fshish, por si gjithmone pushteti yt le njolla turpi. Te lutem, boll se e ke qelb tashma.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08
Feja shqiptarit eshte shqiptaria
PërgjigjuU dhj efsha fetë...baj ga!
PërgjigjuVoltana sikur çdo kryetar tjeter bashkie s'eshte as kritike arti, as kuratore eventesh, mjaft e fajesuat per çdo gje. Ka shperndar nje poster qe ka te beje me nje event muzikor ne bashkine qe drejton vet dhe s'i ka kushtuar rendesi grafikes. Sa shpejt preken komunitetet fetare nga nje poster, nderkohe nuk pyesin nese preken apo cenohet nje mase e madhe shqiptaresh qe s'besojne ne zot kur degjojne gjithe diten predikimet e tyre bajate, apo ezanin dhe tringellimen e kembanave te kishes orar pa orar. Mjaft me hipokrizi!
Përgjigju@Vlonjanti - As me rruhet fare nese indinjohesh ti si besimtar, kur ty s'te rruhet nese mua me pelqen apo jo te degjoj predikimet e fese sa here hap televizorin apo median e shkruar, per mos thene kur dal ne rruge me bezdisin gjitha simbolet fetare. Besimtaret truthare si puna jote duhet te mesohen se ka edhe mendim ndryshe nga i juaji, keshtu qe duhet te bashkejetoni me faktin se jo te gjithe jane njesoj dhe ti je me i ndjeshem se une qe s'besoj apo ke te drejta me shume se une. Mos t'i hyjme me tek ketij debati, ik kridhu nje here ne det tani se do jete ngrohur uji.
Te jesh ateist nuk eshte ndonje gje e madhe,as zgjuarsi eshte ndjesi personale. Sa per hipokrizi ti duhet te jesh dhe hipokrit dhe injorant,sepse dukesh qe nuk mer vesh fare se cfar indinjate shkaktojn keto postera si te besimtaret e thjesht por dhe te ateistet inteligjent,aty ku per fat te keq ti nuk bën pjesë.
Shikoni se çfar turpi është voltana ademi për Shkodranët që e kan votuar. Kjo nëradh të par ska intelekt është komplet idjote në radh të dyt kjo Shkodrën e shkatroi plotësisht po Shkodranët e kan hak se vet e votuan ktë palaço.
PërgjigjuUrgjent te japi doreheqjen plehra..ky poster fut percarje kombetare. Tuuuuuurp i madh,un vet jam ortodoks,por di qe vellazeria me e madhe e Shqipetarëve eshte feja e cdo besimi.
PërgjigjuPrsh, po lexoj kte shkrimin. Meqe jeni nji faqe qe une ju ndjek rregllisht, thjesht poju sqaroj qe ta dini, masanej veproni si te doni. Posteri nuk asht i bashkis por i shoqates qe organizon koncertet e veres ne shkoder. ajo ban reklamimin e aktiviteteve. Logoja e bashkis asht vu meqe mbeshtet aktivitetin. Sapo asht konstatu, aq heq menjihere. kjohistori asht e vjeter tash se ka ma shume se dy dite. klm
Përgjigju