Mogherini mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama 'braktis' takimin për studentët e Vlorës

Mogherini mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama 'braktis' takimin për studentët e Vlorës

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen këtë mërkurë në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mogherini ka ftuar presidentin kosovar Hashim Thaçi, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin malazez Milo Gjukanoviç, kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç.

Sipas burimeve të Report Tv, kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë takim pasi do të jetë pjesë e një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, në kuadër të tetë kërkesave të parashtruara përgjatë protestës studentore në vend që tanimë ka hyrë në ditën e saj të 16.

Sipas gazetës kosovare "Zëri", kërkesa e BE-së që Kosova të përfaqësohet nga Hashim Thaçi është kundërshtuar ashpër si nga qeveria ashtu edhe nga partitë opozitare në vend. Po sipas saj, shefi i ekzekutivit ka thënë se ky qëndrim i Bashkimit Evropian është jo obligativ për Kosovën. Ndërsa përfaqësuesit e lëvizjes "Vetëvendosje", të cilët ndonëse nuk kanë pranuar të jenë pjesë e delegacionit, kanë vlerësuar se BE-ja nuk mund të përcaktojë dot punët e brendshme të Kosovës. Reagim ka patur edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, duke thënë se letra e zyrtarëve të BE-së paraqet një përpjekje për të kundërshtuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Kosovës.

Ulja e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit në një tavolinë të përbashkët për zhvillimet e fundit, vjen një ditë pas përballjes së tyre në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku diskutuan mbi vendimin e Parlamentit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri.

Kjo është hera e parë që Federica Mogherini organizon një takim të një formati të kombinuar me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ajo ka pasur vetëm takime të ndara të presidentëve dhe kryeministrave.

Më 17 dhjetor, përfaqësuesja e lartë e BE-së realizoi një takim me delegacionin e Kosovës, që kryesohej nga kryeministri Ramush Haradinaj, ku në fokus të bisedimeve ishte vënia e taksës 100% nga Kosova për mallrat serbe.Ndërsa në fundjavën që lamë pas, Mogherini i drejtoi një letër kryeministrit kosovar përmes së cilës i rikërkonte për të disatën herë heqjen e taksës. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amir Dushi: 19/12/2018 11:53

    Bravo Edi. Ja the prej ne Peje se Europa na mban me fjale te bukra, por perkedhel serbet. Mos shko, sja vlen. Fishta e ka cilesuar Europen. Kurva Plake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve