Mos i lejoni fëmijët të përdorin gomë, ju tregojmë arsyen madhore

Mos i lejoni fëmijët të përdorin gomë, ju tregojmë arsyen madhore

Foto ilustruese

Gjithmonë kur prindërit i përgatisin fëmijët për në shkollë fokusohen tek blerja e çantave të reja, rrobave të reja dhe mjeteve shkollore. Dhe pjesë e këtyre të fundit sigurisht që janë lapsat, stilolapsat, ngjyrat, vizoret dhe goma.  Por duhet të dini diçka tashmë, fëmijët nuk duhet të përdorin më gomë dhe për këtë ka një arsye madhore.

Akademikët e kanë konsideruar edhe si “instrumenti i djallit” që duhet patjetër të hiqet nga përdorimi pasi i bën fëmijët të kenë turp nga gabimet e tyre. “Daily Telegraph” shkruan se sipas ekspertit të edukimit Guy Claxton, fëmijët duhet të mësohen me gabimet e tyre, nuk duhet të kenë frikë nga ato, por duhet t’i shfrytëzojnë për të mësuar.

“Është një mënyrë e të gënjyerit të botës, kur themi: “Nuk bëj gabime, e bëra siç duhet që me herën e parë.” Kjo është ajo që ndodh kur ti fshin një gabim të bërë dhe e zëvendëson atë. Ndërkohë që ne kemi nevojë për një kulturë tjetër, për fëmijë që nuk kanë frikë nga gabimet, por që mësojnë nga ato duke u përmirësuar me kalimin e kohës. Fëmijët duhet të jenë të interesuar më shumë për procesin e gjetjes së një përgjigjeje të saktë, sepse kjo është ajo që që duhet në botën tonë. Fëmijëve duhet t’u thuhet se mësuesit kanë bërë gabime, prindërit gjithashtu, dhe jo të gënjehen. Fshirësja nuk i përgatit për jetën, në një shekull ku shumë punë duhet t’i bësh vetë,”- ka deklaruar Claxton.

Sipas profesorit Claxton, fshirja e gabimeve nuk i përgatit fëmijët për jetën. Ai thotë se akademikët nuk duhet të ushtrojnë presion mbi nxënësit për të fshirë gabimet por për t’i nxjerrë ato në pah.

Në fund të fundit nga gabimet mësojmë, dhe shkolla duhet të jetë një vend që i pëergatiti nxënësit për jetën që ndodh jashtë atyre mureve!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin