Mrekullia arkitekturore, kopësht
në qindra metra lartësi /FOTO

Mrekullia arkitekturore, kopësht<br />në qindra metra lartësi /FOTO<br>
Një zyrë arkitektësh e cila ka projektuar disa nga ndërtesat më të njohura të Azisë ka zbuluar masterplanet për një gradaçelë që shpreson se do ti ndryshojë fytyrën qytetit më të madh të Vietnamit.

Është projektuar një kopsht urban me qindra metra mbi tokë. Ky projekt i fundit i Ole Scheeren do të ndërtohet në qëndrën e Ho Chi Minh City, shkruan CNN.

Kompleksi “Empire City” është pjesë e një zhvillimi të ri që mund të transformojë gjithë zonën, dikur e varfër. 333 metrai lartë, më i madhi nga tre kulla, Empire 88 Tower, do të bëhet një nga ndërtesat më të larta të Vietnamit pas përfundimit.

“Struktura u frymëzua nga gjeografia e Vietnamit”, shprehet Scheeren. Arkitekti gjerman shpjegoi se dizajni i tij synon të përzihet me mjedisin e tij tropikal.

E vendosur në një gadishull në lumin Saigon, Empire City do të përbëhet nga hapësira banimi, komerciale dhe publike. Planet aktuale gjithashtu parashikojnë një hapësirë ​​hotelerie dhe bashkëpunimi, si dhe hapësira në natyrë për ushtrime dhe shplodhje.

“Nëse shikoni në natyrën e Vietnamit është vërtet e pabesueshme”, tha Scheeren. “Besoj se ka një mundësi reale për të parë mënyrat në të cilat natyra, si hapësira jetësore, mund të kthehet në arkitekturë -ku 'e gjelbërta' nuk është thjesht një ndjenjë alibie ose një diskutim për qëndrueshmërinë, por është me të vërtetë cilësia e jetesës që ne mund të krijojmë”.

[gallery]24775[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)