Problemet me alkoolin, ndërron jetë në moshën 28 vjeçare DJ i famshëm Avicii

Problemet me alkoolin, ndërron jetë në moshën 28 vjeçare DJ i famshëm Avicii

DJ Avicii

Muzika në zi! DJ Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare në kryeqytetin e Omanit, Muskat, të Lindjes së Mesme. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje në pankreas e cila vinte si faktor i pijes së tepërt, madje në vitin 2014 ai u detyrua të anulonte disa koncerte nëpër botë për shkak të një operacioni në përpjekje për t'u rikuperuar. 

Suedezi DJ Avicii ka bashkëpunuar me Madonnën dhe Coldplay, ndërsa është bërë i fashëm për disa nga hitet e tij. Menaxheri i tij tha në një deklaratë tha: "Është dhimbje e thellë të njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii. Familja e tij është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë në këtë kohë të vështirë".

DJ Avicii ishte i njohur me hitet e tij si "Wake me up", "Hey Brother" apo dhe "Levels", të cilat kanë dominuar tregun botëror të muzikës vitet e fundit, ndërsa mjaft të njohura janë edhe në vendin tonë. Ai fitoi dy çmime të MTV Music Awards, një Billboard Music Award dhe fitoi dy nominime Grammy. Vdekja e Aviciit vjen vetëm disa ditë pasi ai u nominua për "Billboard Music" për albumin më të mirë dance/electronic për EP-in e tij Avicii (01), të cilin e lëshoi ​​në gushtin e kaluar.


DJ Avicii duke bërë shqiponjën

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat