POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ndërtimet pa leje/ Vorë-Kamëz, ja 1.140 personat që kanë gati lejet e legalizimit

Foto ilustruese

Agjencia e Legalizimeve njofton se edhe 1.140 familje kanë gati lejet e legalizimeve në objektet e ndërtuara prej tyre pa lejen përkatëse nga institucionet. Lista e përfituesve u takon banorëve të Vorës dhe Kamzës. Personat që kanë përfituar duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për të tërhequr lejet.

Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen më pas nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

Në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë (parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emra

d.ba./b.ha.
Komento