Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen/ BE do të verifikojë udhëtarët

Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen/ BE do të verifikojë udhëtarët

Foto ilustruese

Parlamenti Evropian ka miratuar një plan për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen.

Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë më 5 korrik, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.

Sipas këtij plani synohet të “identifikohen kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE”, thuhet në deklaratë.

Propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021, ka njoftuar BE-ja.

Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë shtatë euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Blloku ka thënë se sistemi evropian është i ngjashëm me Sistemin Elektronik të Shteteve të Bashkuara për Autorizim të Udhëtimit. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm