Shpëtoi pasagjerin irlandez në avion, mjeku hero rrëfen në Shqiptarja.com: Ja si ndodhi
Kardiologu shqiptar, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit ka dhënë detajet e ndërhyrjes që iu desh të bënte për Shqiptarja.com . Papa është shprehur nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, shtetasi irlandez do të kishte humbur jetën.
Ditën e djeshme rasti i një kardiologu shqiptar, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte bashkë me bashkëshorten ka bërë bujë.
Bëhet fjalë për Kristo Papën, mjek kardiolog, i cili është një nga specialistët e shumtë që janë larguar nga Shqipëria për të punuar jashtë. Sot, ai shërben në një nga spitalet e Irlandës ku edhe jeton me bashkëshorten dhe djalin e tyre, 2 vjeçar.
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Kristo Papa, ka treguar detajet e fluturimit, ku mjekut shqiptar iu desh të kryente një ndërhyrje të shpejtë ndaj një 63-vjeçari irlandez.
Papa është shprehur nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, shtetasi irlandez do të kishte humbur jetën për shkak të problemeve që kishte me frymëmarrjen.
Isha së bashku me bashkëshorten. Po ktheheshim nga qyteti i Cork të Irlandës në Verona për impenjime pune. Rreth 40 minuta para se avioni të ulej një prej pasagjerëve të këtij udhëtimi u ndje keq dhe personeli i avionit bëri thirrje nëse kishte një mjek në bord. Menjëherë u ngrita dhe shkova. Pacienti ishte një burrë 63-vjeç irlandez, i cili pësoi humbje ndjenjash për rreth një minute. I dhashë ndihmën e parë pasi konstatova që tensioni i tij i gjakut ishte i ulët dhe kishte vështirësi në frymëmarrje e quajtur në gjuhën mjekësore lipotimi. Nëse nuk do të kishte marrë ndihmën e parë do të kishte humbur jetën. Deri në uljen e avionit e asistova madje deri në ardhjen e urgjences së Veronës qëndrova aty.
Kristo Papa, mjek kardiolog
Lajmi për ndodhinë në avion, u shpërnda në rrjetet sociale nga një gazetar që gjithashtu ndodhej në avion, e me pas bëri xhiron e rrjetit.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23%
-
Keq
63.4%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 640
Lajme të tjera
-
Përse gjatë fluturimit avionët lënë pas gjurmë të bardha të gjata? Ja përgjigja shkencore
15 Mars, 22:42
-
I riu shqiptar i kapur me drogë në Irlandë: Mos më dëboni, jam biseksual
6 Mars, 22:01
-
VIDEO/ Ankth dhe frikë për 179 pasagjerë, avioni bën ulje të vështirë
5 Shkurt, 15:50
-
Përplasen sërish dy avionë në Japoni
1 Shkurt, 11:58
-
Irlanda e Veriut dhe qeveria britanike bien dakord për ndarjen e pushtetit
30 Janar, 11:54
-
SHBA/ Një tjetër incident për kompaninë ajrore Delta, rrota e avionit Boeing shkëputet gjatë ngritjes
24 Janar, 15:05
-
VIDEO/ Përplasen dy avionë gjatë nisjes së fluturimit në aeroportin japonez
16 Janar, 13:10
-
SHBA, mbikëqyrje të shtuar ndaj kompanisë Boeing, audit linjës së prodhimit të avionëve
12 Janar, 21:17
-
Kryeministri irlandez takohet me Kurtin: Të hiqen masat ndaj Kosovës! Po Asocacionit, por kujdes mos të jetë mikroshtet
11 Janar, 12:55
-
'Masat ndaj Kosovës të hiqen, Asociacioni duhet themeluar', Varadkar: Keni përkrahjen e Irlandës për t'u bërë pjesë e KE
11 Janar, 12:10
-
Hetuesit: Derës së avionit Boeing 737 i mungojnë vidat që do e mbanin të fiksuar
9 Janar, 22:10
-
Panik dhe frikë për udhëtarët, avioni lëkundet në ajër, bën ulje të rrezikshme (VIDEO)
29 Dhjetor 2023, 08:02
Tipi ne fjale eshte mashtrues ordiner, dhe ben jehone vehtes si qente qe i lehin Henes. Po infermieret qe shpetojne jete po zjarffikesit po mesuesit qe japing dije etj a u dashka te bertasin. Ne fakt tipi i ketij Sali Portopapes te merr jete po pat mundesi e jo te kunderten. Ky lloj do qe te shitet per skrap. Te vjen turp kur lexon budallalleqe dhe qe flasin shqip.
PërgjigjuUauu sa mjek modest,dhe un kam shpetuar macen e komshiut dhe akoma si kam treguar njeriu.
Përgjigju