POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nga arrestimi i Stresit tek Elvana Gjata, 'molla e sherrit' e krimit në bllok, ngjarjet që tronditën showbizin shqiptar në vitin 2018

Arrestimi i Stresit dhe përfshirja e Elvana Gjatës në krimin në Ish-Bllok

Viti 2018 nuk ka kaluar aspak në qetësi, sidomos për katër nga personazhet e njohur të shoëbizit shqiptar. Kujtojmë këtu arrestimin e reperi rkimed Lushaj, i njohur si Stresi, përfshirjen e këngëtares Elvana Gjata në krimin në bllok, bërja publike e marrëdhënies së vështirë që kishte Ermal Meta më të atin dhe e dashura e blogerit Nas Daily e cila filloi të qante në emisionin e moderatorit Ermal Mamaqi.

-Marrëdhënia e këngëtarit Ermal Meta me të atin.

Ermal Meta është një këngëtar mjaft i njohur, i cili përfaqësoi Italinë në Eurovision në vitin 2018. Kënga e cila u përzgjodh fituese “Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moron u përfol se i dedikohej marrëdhënies së vështirë të Ermalit me të atin. Madje ky i fundit e kishte dhunuar. Kjo gjë bëri që babai i Ermal Metës të reagonte me anë të një letre të publikuar nga “Shqiptarja.com

-Përfshirja e Elvana Gjatës në krimin në bllok.

Mbrëmja e 4 tetorit përveçse tronditi kryeqytetin, la me pasoja edhe këngëtaren Elvana Gjata. Kjo e fundit është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar derisa i dashuri i saj, Ervin Mata u bë pjesë e një rkimi në bllok, ku shkak i konfliktit ishin pazare të dyshimta. Nga përplasja në lokalin “Monopol”, mbeti i vdekur Fabjol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Kjo gjë bëri që imazhi i Elvanës të rrëzohej para publiket dhe ajo nuk është bërë ‘e gjallë’ as në rrjetet sociale dhe as në lancimin e ndonjë kënge të re.

-Arrestimi i reperit Arkimed Lushaj

Arkimed lushaj u arrestua nga Policia e Tiranës në një hotel në Linza dhe për më tepër akoma, u përfol se prezent me të ishte edhe një vazjë 20-vjeçe, gjë që mendoi se do të shkaktonte krizë në marrëdhënien e tij me bashkëhsorten, Kejsi. Mbrëmjen e 17 tetorit kur reperi Stresi u arrestua nga policia nën akuzën e përfshirjes në një grup kriminal.

-E dashura e Nas Daily filloi të qante në emisionin e Ermal Mamaqit.

Kjo ngjarje u kthye vërtet në një telenovelë. E dashura e blogerit Nas Daily, Aline e quajti Ermalin ‘sexist’ dhe që e përdorte emisionin e tij për të vënë në fokus imazhin e femrave si simbol seksi.

Gjithçka erdhi pas një pyetjes së Kejvinës, e cila i tha Nasi-t nëse ai vizitonte vende të ndryshme për të njohur vajza. Kjo bëri që Alien të shpërthente në lot. Kjo ngjarje u pasua nga një video ku Ermali i kthente përgjigje të dashurës së blogerit duke i treguar s emënyrën e tij ai thjesht po bënte humor.

fl.mi.
Komento