Ngjela: Politikanët frikë nga hetimi i FBI, Rama duhet të japë dorëheqjen

Ngjela: Politikanët frikë nga hetimi i FBI, Rama duhet të japë dorëheqjen

Avokat Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela vijon që të sulmojë politikanët shqiptarë duke i akuzuar si të shitur. Ngjela deklaron se të korruptuarit e niveleve të larta të politikës të dy krahëve janë të gjithë të bashkuar që, nga frika e Reformës në Drejtësi dhe ajo e hetimit radikal që po bën ndaj tyre FBI. Sipas tij, politikanët po kërkojnë ndihmë nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare dhe, nën këtë funksion, shton ai, po presin një ndihmë "ekspertize" nga Rusia për të krijuar destabilizim të Shqipërisë.

Brezi i ri i shqiptarëve po krijon patriotizmin e ri shqiptar në nivelin e shoqërive perëndimore; por sot në Shqipëri drejtojnë antishqiptarët e korruptuar.

Të shitur

Hajdutë

Njerëz të degraduar si Kryeministri aktual shqiptar.

Pyetja që duhet të ngrihet sot është kjo:

Si mund ta durojnë shqiptarët një shitës të interesit kombëtar si Edi Rama që për më tepër është dhe një i paaftë dhe me ligësi ekstreme kundër shqiptarëve?

Ky kryeministër nga frika e ndëshkimit kërkon të kthejë shqiptarët në kulturën osmane sipas kokëtrashësisë të një presidenti turk që pret të vdesë në ndonjë çmendinë, se andej ka dalë.

Kurse, Rama, i bashkuar edhe me Berishën, që të dy po presin edhe nga ndihma ruse.

Të korruptuarit e niveleve të larta të politikës të të dy krahëve janë të gjithë të bashkuar që, nga frika e Reformës në Drejtësi dhe ajo e hetimit radikal që po bën ndaj tyre FBI, po kërkojnë ndihmë nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare. Dhe, nën këtë funksion, presin një ndihmë "ekspertize" nga Rusia për të krijuar destabilizim të Shqipërisë.

Ndërkohë nga Rama pritet që ky me të ashtuquajturat reforma në shtresën ekonomike, të ngacmojë shqiptarët që këta të revoltohen me të drejtë.

Skema është sërish ajo e Çadrës, por këtë herë duan përplasje me policinë ku kërkohet që të gjendet rasti për përplasje fizike, në mënyrë që të ketë vrasje në turmë. Kuptohet tani që kjo ka qenë arsyeja që policia nuk u duk fare për të qenë prezente në tubimet e paligjshme të një jave më parë, dhe kuptohet gjithashtu që kjo është skemë ruse. Se këta e trashëgojnë që nga koha e Leninit.

Dhe shumë mirë që kanë filluar procedimet penale kundrejt organizatorëve; dhe arritje e madhe është gjithashtu që kryeministri aktual nuk ka fare akses në drejtimin e policisë.

Por asgjë nuk mund të bëjnë dot të gjithë këta, se politika amerikane dhe FBI i ka marrë të gjitha masat. Kurse, pikërisht për këtë, kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen. Sigurisht që kjo dorëheqje do të jetë në favor të tij; sepse pas shuarjes së sigurt të këtij procesi, gjithçka do të jetë shumë më e rëndë për të.

Edhe për socialistët sot, interesi i tyre në lidhje me vazhdimin normal të qeverisjes, është një qeverisje pa Edi Ramën.

Sot është e provuar nga shërbimet perëndimore që Rama dhe Saliu janë bashkë në ndihmën që po kërkojnë nga Moska. Edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që u pyet para disa ditësh konkretisht për këtë çështje, nuk e përjashtoi Ramën nga bashkëpunimi me Moskën.

Atëherë: çfarë presin më socialistët?

Megjithatë, të gjitha përpjekjet për destabilizim janë të dështuara, sepse janë të kapura nga FBI që sot është shumë prezente në Shqipëri. Shqipëria është e pamundur të destabilizohet, dhe procesi i ngritjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vijojë.

Kurse, edhe ngritja e frymës patriotike e shqiptarëve, jam i sigurt që do të vijojë të ecë për formulimin modern të strukturës bashkuese kombëtare shqiptare, drejt Bashkimit Europian.

Ndërsa stabiliteti i Shqipërisë është domosdoshmëri e kohës; sepse Shqipëria bashkë me Kosovën janë të parat shtete të Ballkanit Perëndimor që do të pranohen në BE.

Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se, pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, fillon esencialisht procesin e bashkimit shqiptar drejt Shqipërisë etnike. Ja, kjo është edhe arsyeja e dëshirës për destabilizim të Shqipërisë nga korrupsioni shqiptar dhe politika e Moskës dhe ajo e Beogradit.

Por, vërtetë mendojnë këta trutharë moskovite, beogradas dhe shqiptarë të korruptuar se do të jenë të zotë të mundin sot forcën e Amerikës dhe skemën e saj të interesit të madh amerikan, në aleancën amerikano-shqiptare për Ballkanin Perëndimor?

Spartak Ngjela

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 10/04/2018 14:53

    Z.Ngjela boll u cyrret,po te keni gje konkrete drejtohuni ne Prokurori,per te gjithe sa ju permendet,nuk ju ka hije cdo dite te njejtat pallavra mbasi jeni dhe njeri i fushes se drejtesise e ju e dini fort mire se nuk funksionon keshtu si beni ju.

    Përgjigju
  • populli: 09/04/2018 22:41

    po kush te degjon ty o llafaza.

    Përgjigju
  • redi: 09/04/2018 21:07

    PS u kthye ne mburoje te Rilindjes , qe me programin ekonomik super liberal ( duke privatizuar cdo aset publik dhe rentabel) nuk kane asgje socialiste . Qeveri socialiste pa rilindjen do jete shpresa e vetme per shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ U shoqëruan për të sqaruar një sherr, babë e bir kthejnë 'përmbys' komisariatin

Elbasan/ U shoqëruan për të sqaruar një sherr, babë e bir kthejnë 'përmbys' komisariatin