POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ngre siparin Festivali i Këngës, Ermal Meta këndon në shqip!

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar ngriti siparin gjatë mbrëmjes së djeshme. Dy prezantuesit Ana Golja dhe Viktor Zhusti çelën këtë edicion të 57-të me një mesazh të rëndësishëm: Të ruajmë vlerat kombëtare, veçmas gjuhën shqipe.

Ndërsa, 22 artistët në garë u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre, surpriza e mbrëmjes kësaj here do të ishte Ermal Meta. Kantautori me origjinë shqiptare, fitues i Sanremos, i cili interpretoi jo vetëm në italisht, “Piccolo anima” dhe “Non mi avete fato niente”, por edhe këngën fort të dashur për shqiptarët, “Në bankat e shkollës moj mike”, të njohur nga zëri i ëmbël i Anita Takes.

Për herë të parë në këtë mbrëmje u prezantuan edhe anëtarët e jurisë që do të zgjedhin fituesin. Ata janë: Hajg Zaharjan, Rona Nishliu, Arta Marku, Olsa Toqi, Pali Kuke, Durim Cene, Agim Krajka, Shpëtim Kushta dhe Rovena Dilo.

Nata e dytë, është konceptuar nga drejtoresha artistike Inva Mula, si nata e performancës. Artistët do të ngjiten në skenë, me një performancë të realizuar prej tyre, të pashoqëruar nga orkestra.

Ndërsa, mbrëmjen e 22 dhjetorit, në natën e tretë do të përzgjidhet fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

ke.mu./b.ha.
Komento