POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nikla 5 orë shtetrrethim, banorët presion gazetarit të Report Tv që të largohet (Detaje)

Aksioni i RENEA në Nikël

Fshati Nikël në Fushë Krujë u rrethua mëngjesin e ditës së sotme për 5 orë. Operacioni nis në orën 05:00 të mëngjesit, teksa policia ndërpreu energjinë dhe nisi kontrollin e banesave, ndërsa zgjati deri rreth orës 10:00 të paradites. Nga operacioni u shoqëruan 11 persona. Gazetari i Report Tv, që raporti ngjarjen nga Nikla u shpreh se fshati u rrethua për 5 orë nga forca të shumta policie dhe autoblinda.

Ai thotë se disa nga banorët në këtë zonë kërkuan largimin e tij dhe kamerës që të mos filmonte duke i bërë presion. Ndërkohë që pas shoqërimit të 11 personave, 2 prej të cilëve të arrestuar, pritet që të nisë edhe hetimi pasuror. Ata dyshohen për disa vepra kriminale të ndodhura në këtë zonë në vitet e fundit. Kujtojmë që nga janari i këtij viti janë sekuestruar 40 mln euro pasuri e grupeve kriminale në të gjithë vendit.

d.ba./
Komento