Një modë e re e “bezdisë” nga Perëndimi

Një modë e re e “bezdisë” nga Perëndimi

Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn

Të gjithë ata që mendojnë se kundërshtimet e disa liderëve politikë, apo zërave publik kundër hapjes së negociatave, janë politike, gabojnë. Nesër Komisioni Europian do t’i hapë dritë jeshile hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për herë të parë, po duket se shumë segmente politike në Shqipëri, kanë filluar të reflektojnë seriozisht për “rrezikun” që mund të sjellë ky hap final i vendit të tyre.

E vërteta është se për herë të pare, shumë segmente të inkriminuara të shoqërisë dhe politikës po e shikojnë si telash dorëzimin e sovranitetit tek Bashkimi Europian, dhe po përpiqen të prodhojnë ngjarje me shpresë që ta mbajnë atë sa më larg. Shenjat e para u dhanë tek procesi i miratimit të reformës në drejtësi, ku pjesa më e kontestuar e kundërshtarëve të reformës, ishte prania e mbikqyrjes ndërkombëtare në gjithë procesin.

Më pas e gjithë lufta mori trajtën e betejës kundër dy diplomatëve kryesorë të Perëndimit në Shqipëri, atij të SHBA dhe BE, pasi ata u investuan në mënyrë direkte në këtë proces. Edhe pse ambasadorët e Perëndimit ishin të gjithë në një qëndrim mbi të gjitha çështjet, beteja u fokusua vetëm mbi Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët shërbyen si gardianë të miratimit të reformës, shpesh herë dhe me presion të hapur në emër të Perëndimit.

Përpjekjet për të maskuar kundërshtimin ndaj hapjes së negociatave me arsye politike janë boshe. Lulzim Basha sot nga Berlini, ndërsa po lobon kundër hapjes së negociatave dhe po përgatit një deputet të CDU nga ata që i bëjnë seminare PD të vijë javën e parë të majit të flasë për “nevojën për kushte të reja” për Shqipërinë, tenton të bëjë sikur nuk ka asgjë me hapjen e negociatave, dhe i shkon gjuha aty ku dhemb dhëmbi, tek arrestimi i politikanëve dhe oligarkëve të korruptuar.

Por reagimi më i qartë ku një pjesë e politikës shqiptare zbulon veten, ka të bëjë me vetë viktimat e para të betejës së Perëndimit kundër korrupsionit në vend. Pasioni politik me të cilën po mbrohet politikisht Adriatik Llalla për shembull, është një skaner i thellë i bezdisë që po krijohet në Shqipëri nga dorëzimi i sovranitetit tek Perëndimi.

Lajmi i sotëm për Tom Doshin do ta forcojë këtë paranojë dhe ajo që do të shikojmë në vazhdim, do të jetë forcimi i një fryme euroskeptike, e cila nuk është e ngjashme me frymën e euroskeptikëve perëndimorë që ankohen për një BE të dobët dhe burkoratike, por nën frymën e cubave lokal shqiptarë, të cilët po shikojnë se në katundet e tyre nuk mund të bëjnë më ligjin, pasi po hyjnë nën një pushtet të ri politik, dhe nën një standart të ri ligjor.

Prandaj mos e merrni se e kanë politikisht kur thonë se nuk jemi gati për negociata, as kur janë gati të nxijnë Shqipërinë për të mos u hedhur ky hap. Nuk është një betejë elektorale, dhe as politike. Për fat, tek shqiptarët nuk ka ndikim politik procesi i integrimit në Europë, pasi e marrin të mirëqënë si një destinacion ku do të shkojnë një ditë.

Ajo që po forohet përditë e më shumë në Shqipëri, është krijimi i një klime bezdie nga Perëndimi, si dikush që po na hyn çdo ditë në shtëpinë tonë, në punët tona, në partitë tona, në zyrat e shtetit, dhe kudo tjetër. Është një bezdi nga prishja e rehatisë së një grupi njerëzish të cilët kanë menduar se nuk do të dorëzoheshin kaq shpejt. Dhe kur shikojnë shembuj konkretë se si mund të mbarojë parajsa e tyre me një komunikatë në faqen e www.state.gov, apo në një deklaratë nga Brukseli, e kupton bezdinë e tyre reale nga Perëndimi./TemA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konjak: 16/04/2018 22:24

    Nese perendimi ka vendos te pastroj te gjitha institucjonet ne SHqiperi nga kleptokracia,i urojme pune te mbar.Te shpetojme perfundimisht nga shushunjat.

    Përgjigju
    • Perendimi: 17/04/2018 00:55

      Perendim ngelet.

  • xXx: 16/04/2018 21:51

    Po ti Mero nga cila ane je se qe e ke ngjyer dhe ti nuk diskutohet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së