'Një udhëtim drejt të panjohurës', brenda shpellës më të madhe në botë/FOTO+VIDEO

'Një udhëtim drejt të panjohurës', brenda shpellës më të madhe në botë/FOTO+VIDEO

Shpella më e madhe në Kinë

Vizita në njërën nga shpellat më të mëdha mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni në një udhëtim drejt të panjohurës.

Shpella në malet e rajonit Ziyun në pjesën jugore të Kinës, ka brenda saj një hapësire të madhe me 380 milionë kub ujë.

Konsiderohet si shpella më e madhe në botë për nga hapësira nëntokësore, dhe e dyta me hapësirën e vendosur mbi tokë.

E shtrirë në 117, 986 metra katrorë, kjo shpellë konsiderohet e dyta për nga hapësirat e larta dhe gjera në Malajzi, pasi asaj me 154,500 metra katrorë.

Hapësirat që ngjajnë me dhomat janë të mëdha sa 22 fusha futbolli, brenda të cilave mund të futen katër piramida të Gizës. Në këto hapësira mund të futet edhe aeroplani i tipit Boeing 747.

Një grup shkencëtarësh dhe eksploruesish kishin nisur ekspeditën 19 ditore brenda shpellës me  pamje perlë, për t’i zbuluar bukuritë e saj. Ekipi ishte i përbërë nga eksplorues dhe shkencëtarë nga Franca dhe Kina.

Pamjet e publikuara këto ditë shfaqin një gropë të zezë e cila shërben si portë hyrëse në shpellën e vendosur afër lumit Getu. Të gjithë ata që kanë pasur rastin të futen në shpellë, kishin mbetur të habitur me muret shkëmbore mbi 45 metra të larta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin