Njihuni me 'Zanin e Përmetit', kino-
operatorin me përvojë 40 vjeçare

Njihuni me 'Zanin e Përmetit', kino-<br />operatorin me përvojë 40 vjeçare
Prej më shumë se 40 vitesh, Ramazan Islami, nga Përmeti punon si kinooperator në kinemanë e qytetit. I apasionuar pafund për punën që bën, Ramazani i ruan me kujdes shumë të madh aparatuarat të cilat janë të prodhuara që para 45 vitesh.

Ramazan Islami, pensionist por punon ende
Ato edhe sot e kësaj dite janë në gjendje pune, por prodhimi i filmave të rinjë aparatura e Ramazanit i ka nxjerr jashtë funksionit. Megjithatë Zani i Përmetit edhe pse në pension, punon akoma në kinema për shfaqjen e filmave, por me aparatura të reja.

Është njeriu i vetëm që ka mbetur në jug të vendit dhe që shfaq filma në kinema. Ndryshe njihet edhe si Zani i Përmetit. Ramazan Islami, prej më shumë se 40 vjet punon si operator filmi.

Ai gjith jetën e tij ka punuar vetëm në kinema, sa që në çdo moment ai fletë vetëm për shfaqjen e filmave.

Ruan edhe sot aparaturat e vjetra të filmit
I apasionuar pafund për punën që bën, Ramazani i ruan me kujdes shumë të madh aparatuarat të cilat janë të prodhuara që para 45 vitesh.

Ato edhe sot e kësaj dite janë në gjendje pune, por prodhimi i filmave të rinjë aparatura e Ramazanit i ka nxjerrë jashtë funksionit, pasi shiritat e filmave të vjetër ishin me dy pista zëri, ndërkohë që filmat e rinjë transmetohen me 4 pista.

E çuditshme është se edhe aparaturën e vjetër e cila ka dalë nga përdorimi si pasojë e avancimit të teknologjisë, Zani i shërben dhe qëndron tek koka sikur ta ketë fëmijë.

"Ideja për kinooperator më lindi sepse në vitin 19668 u hap një kurs në qytetin e nxënësve dhe meqë un e kisha një pasion të madh më dërguan në kursin.

Pas i mbarova erdha në Përmet dhe  e vazhdova  aty kursin dhe fillova punë në Përmet, por në Përmet ishte një aparaturë e lënë në mëshirë e vjetër italiane me një tel  të lidhur.
Në vitin 1997 pati shumë trazira, ndodhën shumë probleme në qytetin tonë dhe nga keqardhja flija në kinema me gjithë familjen me dy djemtë me gruan që kinemaja mos dëmtohej, pastaj në vitin 2000  u largova në Tiranë me gjithë familje" tha Zani.


Megjithatë Zani i përmetit shumë shpejt është pajisur edhe me disa aparatura të reja duke vazhduar normalisht punën e tij. Aparati i ri i projeksionit të filmave, është i vetmi që egziston në jug të vendit, madje të tillë aparat ka vetëm në kryeqytet, Korcë dhe në Shkodër.

Njohjet e Zanit me kolegët e tij gjatë qëndrimit në Tiranë, i krijuan atij mundësinë e dërgimit të këtij aparati, që kryen funksionin e projeksionit të filmit jo me teknologji të vjetër me bobina. 

"Më bënë një thirrje këta zotërinjtë e Bashkisë,  Kryetari  se kinemaja  nuk funksiononte dhe unë duke qenë se kam punuar shumë në kinema dhe e kam pasion të veçantë më erdhi keq pse të rrinte një qytet i kulturës me tradita kulturore si Përmeti edhe mora iniciativën edhe pse gruan e kam të invalide e detyrova dhe gruan edhe erdhëm në Përmet hapëm kinemanë.
 
Aparati që përdornim ne në vitet ‘70 me këtë aparat ndjemë një lloj  kënaqësie deri në një farë rregulli sepse ne kishim një aparat shumë  të vjetër italian, por ai nuk kishte përmasat e përshtatshme për filmin kurse me këtë ndjemë njëfarë kënaqësie por prapë nuk e ka vlerën e aparateve që kanë dalë sot.

Ky shirit ka një përbërje që nuk mund të kalojnë në aparaturat që kanë dalë sot sepse  kolona zanore ka dy regjistrime kurse shiritet sot janë me katër kolona zanore.

Filmat në vitet 60 ne i kontrollonim sepse qe një teknologji  jo e përparuar dh filmat këputeshin dhe kishim shumë telashe me ato rrinim dy tre dit të kontrollonim filmat.
Me një aparat që na ka sjellë “kinema sheratoni”,  i cili i përgjigjet kërkesave që janë sot, një aparat që i ka të gjitha kushtet" shpjegon Zani.

Bashkëshortja e Ramazanit, rrëfehet për pasionin e tij, sipas saj, kinemaja për Zanin, është gjithçka, është jeta e tij, familja e tij dhe çdo gjë. Madje për kinemanë, ai braktisi kryeqytetin për t’u kthyer në Përmet.

"Natë e ditë ai vetëm për kinemanë flet, doli n pension në kë të punë dhe prapë se prapë kur ishim në tiranë mendjen e kishte këtu.  Me thirrjen e parë që i bëri Kryetari i Bashkisë  Zani tha ngrehu të ikim se do të rregulloj kinemanë. Ndaj kemi ardhur kemi 9 muaj nga dita sot, Zani është futur këtu me atë pasionin e tij që ka, pasioni i tij është aq i madh sa pa bukë ta lësh vetëm pa kinemanë jo, pa asnjë lloj interesi të tij, pa lekë pa absolutisht asgjë ka ardhur vetëm nga pasioni që ka për kinemanë" tregon gruaja e Zanit Vjollca Islami.

Kthimin i Zanit të Përmetit nga kryeqyteti është bërë vetëm me një telefonatë nga kryebashkiaku i Përmetit, ai i ka kërkuar Zanit të rikthehet për t’a vënë atë në funksion kinemanë. Ndërkohë që Zani kishte më shumë se 10 vite që jetonte në kryeqytet.

Ramazan Islami ka dalë në pension që në vitin 2000, por pasioni për kinemanë ka bërë që 8 muajt e fundit ai të punojë vullnetarisht, pa pagesë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)