Shteti Institucionet publike dhe ndërmarrjet me pronar shtetin po shtojnë detyrimet ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE e cila filloi të përmirësohet pas vitit 2014 me rritjen e arkëtimeve nga konsumatorët familjarë. Sipas të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë, borxhet ndaj OSHEE në vitin 2017 arritën vlerën më të lartë historike në 72.8 miliardë lekë (543 milionë euro), me një rritje 3 për qind nga viti i kaluar. Kjo shumë është më e lartë edhe se borxhet e vitit 2014, kur detyrimet arritën në 71.4 miliardë lekë.
Teksa borxhi i konsumatorëve familjarë ka ardhur në ulje për të tretin vit radhazi, pas një rritjeje galoponte që pësuan këto detyrime gjatë periudhës 2009 -2013, kategoritë e tjera të konsumatorëve, ku përfshihen bizneset private dhe shtetërorë kanë rritur më tej ekspozimin ndaj OSHEE-se. Ndikimin më të madh në rritjen e borxheve ndaj OSHEE e dhanë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, të cilat rritën detyrimet ndaj OSHEE me rreth 32 për qind, me një vlerë 10.6 miliardë lekësh ose 79 milionë euro.
Në të kundërt konsumatorët familjarë kanë ulur më tej detyrimet ndaj Operatorit te Shpërndarjes me rreth 6 milionë euro vitin e kaluar. Detyrimet totale ranë në 50.7 miliardë lekë, nga 51.1 miliardë lekë që ishin me 2016. Kurse borxhi i bizneseve ndaj OSHEE u rrit me rreth 3 milionë euro, duke e çuar vlerë totale të detyrimit në 11.4 miliardë lekë, nga rreth 1 miliardë lekë që ishin detyrimet deri në fund të vitit 2016.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.5%
-
Keq
59.1%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 340
Lajme të tjera
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë
26 Prill, 12:24
-
Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?
26 Prill, 12:19
-
Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin
26 Prill, 12:12
-
Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo
26 Prill, 12:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve
26 Prill, 12:05
-
Fërgesë me speca, gjizë dhe domate nga zonja Albana
26 Prill, 12:04
-
VIDEO/ Molotov drejt bashkisë së Tiranës, momenti kur policët përpiqen të shuajnë flakët
26 Prill, 12:01
-
Milano, shqiptarët çojnë policinë në parkimin ku ishin fshehur 5 kg heroinë, ishte mbështjellë me proshutë
26 Prill, 12:01
-
Gurabije me gjalpë nga zonja Albana
26 Prill, 11:58
-
370 fëmijë nga e gjithë bota në Shqipëri për Botërorin e shahut, presidenti i federatës për Report TV: Jemi kthyer në qendrën e këtij sporti
26 Prill, 11:57
-
Në kërkim për molotovët e hedhur një javë më parë para Bashkisë Tiranë, dy protestuesit shfaqen sërish në protestë! Ndalohen nga policia me lëndë piroteknike
26 Prill, 11:55
-
Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq nga zonja Albana
26 Prill, 11:53