POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Surpriza në “Pa gjurmë”/ 77-vjeçari i humbur kthehet në shtëpi, gruaja ‘e mbyt’ me puthje: Të premtoj, s'largohem më (VD)

Alfons Staka është personi i parë që është gjetur nga emisioni “Pa gjurmë”që transmetohet çdo ditë në Report Tv. Një zotëri nga Fieri ka dhënë vendndodhjen e saktë të 77-vjeçarit, i cili kërkohej prej katër ditësh. Personi që dha informacionin ka rrëfyer për “Pa gjurmë” se i moshuari ndodhej prej dy ditësh në hotelin e tij.

Stafi i emisionit u lidh menjëherë me Stakan dhe e morën me makinën e “Report Tv”, për ta dërguar në shtëpi ku gruaja e tij, Lezjana e priste e dëshpëruar. Alfonsi ka treguar se si humbi më datë 31 tetor. I moshuari u shpreh për gazetaren Odeta Dume se humbi duke shkuar në Fier.“Koka bën, koka pëson,”- thotë 77-vjeçari.

“Shkova në Fier për një problem timin personal, s’kisha as cellular. Unë se mbaj mend as numrin e telefonit të gruas,”- shpreh ai më tej.

Gazetarja Odeta Dume e dërgoi në shtëpi, duke surprizuar Lezjanën e cila nuk kishte dijeni për gjetjen e bashkëshortit të saj. Në momentin që e pa Alfonsin, bashkëshortja e të moshuarit ju drejtua dhe e puthi, teksa dëgjohet që i thotë vazhdimisht “Shpirti im”.

Çifti është përqafuar mes lotësh dhe Staka i ka premtuar gruas së tij të bukur se nuk do ta lërë më asnjëherë. “Jam më i lumturi në botë që u ktheva në shtëpi,”- tha 77-vjeçari.

fl.mi./b.ha.
Komento