'Pa Gjurmë'/ Dëshmia rrëqethëse për zhdukjen e 23-vjeçarit, kërkesa e familjes për kthimin e eshtrave në atdhe

'Pa Gjurmë'/ Dëshmia rrëqethëse për zhdukjen e 23-vjeçarit, kërkesa e familjes për kthimin e eshtrave në atdhe

Vwllai i shtetasit të humbur në Greqi, Qani Haka

Eduart Haka është parë për të herë të fundit nga familjarët e tij në vitin 1993. Në vitin 1992 ai niset së bashku me dajën e tij Kristo Balla dhe me një grup bashkëfshatarësh nga mali për në Greqi. Ata  vendosen po në këtë vit në fshatin Langadha të Selanikut, por pas disa muajsh daja kapet nga Policia Greke dhe kthehet në Shqipëri. Pas pak kohësh ai do të rikthehej në Greqi dhe atje ritakohet me Eduartin.Ky i fundit i thotë se kishte mbledhur një shumë dhrami dhe së shpejti do të fillonte punë të një tjetër pronar grek me emrin Jani.

Daja u rithye në Shqipëri, për një kohë të shkurtër, për të ngjitur sërish malin ilegalisht drejt Greqisë për të disatën herë. Nga ajo ditë kur daja foli me nipin nuk e pa më. Ky është pengu më i madh i tij, teksa mësoi se askush nuk dinte për fatin e të riut. Shokët dhe pronari i thanë se ka ikur dhe nuk kishin asnjë informacion për Eduartin. Daja nis kërkimet në Policinë Greke dhe rezultoi që nipi ishte vrarë nga pronari i tij Jani, i cili ia kishte vjedhur  dhe shumën e parave, Eduartit. Ngjarja bëhet më tronditëse kur daja mëson se pronari  e kishte varrosur trupin e nipit, në tokat e një pjese mali. 

Vëllai i Eduartit, Qani Haka, i cili ndodhet në studion televizive të 'Pa Gjurmë' ,deklaron se familja e tij nuk i është drejtuar fillimisht institucioneve greke për humbjen e Eduartit pasi ishin pa dokumenta në tokën Helene. Ai rrëfen për moderatoren e 'Pa Gjurmë', Odeta Dume se për vrasjen e nipit të tij është lajmëruar nga cuni i tezes dhe një bashkëfshatar i tij. Më tej, ai thotë se në gjyqin që i është bërë vrasësit në Greqi, babi i tij ka qenë i pranishëm. "Babai im ka qenë në gjyq dhe Jani e ka pranuar vrasjen. Eduarti ka hapur gropën vet, e madje ai i ka futur brenda edhe dy bagëti", tregon Qani Haka, duke shtuar se babai i tij nuk është informuar aspak në lidhje me eshtrat e djalit të vrarë.  Qaniu bën të ditur se për shkak të një situate të tillë, babai i tij nuk mundi dot më të jetonte. 

Paralelisht me të, në studio gjendet edhe daja e Eduartit, Kristo Haka, i cili deklaron se vrasësi grek është cilësuar në të kaluarën nga mediat fqinje si killer për shkak se ka vrarë edhe njerëz të tjerë, konkretisht dy shqiptarë (dajë e nip nga Rrësheni), dy bullgarë dhe dy rumunë. Së bashku me Qanin, Kristo përcon shqetësimin që ka e tërë familja për eshtrat e gjendura në tokën greke, pasi sipas tyre ende nuk është bërë identifikimi përmes analizës ADN. Kësisoj, ata nuk janë të sigurt nëse kanë të bëjnë me eshtrat e Eduartit. Familjarët e Eduartit kërkojnë sot në emisionin 'Pa Gjurmë' që të ndërmerret përsipër nga shteti grek  identifikimi i eshtrave dhe nëqoftëse rezulton se ato janë të nipit të tyre, Eduartit, kërkojnë gjithashtu edhe marrjen e tyre në tokën shqiptare.

Në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë, Konsullata shqiptare në Selanik i ka rekomanduar familjes së Eduartit që të dërgojnë një kërkesë me shkrim për cështjen në fjalë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore