POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

RENEA rrethoi banesën, agresori i kërcënoi me thikë, policia e qëllon, panik në Radhimë/ VD

VLORE-Një aksion ‘blic’ i policisë së qytetit bregdetar pasditen e sotme për të arrestuar një të kërkuar për tentativë grabitje dhe goditjen e një personi në Prill të 2018 në Dukat ka sjellë panik dhe frikë te pushuesit në Radhimë. Pasi kanë lokalizuar vendndodhjen, pasditen e sotme rreth 16:30 minuta, policia e Vlorës në bashkëpunim me RENEA-n kanë rrethuar banesën ku ndodhej Gaqo Gjini 38 vjeç.


Gaqo Gjini 38 vjeç

Blutë i kanë bërë thirrje që të dorëzohej, por ai nuk ka pranuar, ndërsa ka dalë nga banesa e vjehrrit me një thikë në dorë. Sipas policisë, i kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me thikë një prej punonjësve dhe në kushtet e vetëmbrojtjes efektivi e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Gaqo Gjini u dërgua në spitalin e Vlorës për mjekim, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tashmë do të përballet edhe një tjetër vepër penale. REPORT TV sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe momenti kur policia e dërgoi në spital, pasi e plagosi. 38 vjeçari ishte shpallur në kërkim për një tentativë grabitje në Dukat, 27 Prill 2018.

Më datë 27.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Gaqo Gjini, vjeç 38 banues në Vlorë, pasi në fshatin Dukat, në bashkëpunim, ka goditur me grusht shtetasin S.F, vjeç 50, banues në Dukat dhe ka tentuar vjedhjen e banesës të shtetasit H.Ç vjeç 52, banues në Dukat. Punohet për kapjen e autorëve. Nenet 90, 25, 134 e 22 të Kodit Penal.

Njoftimi i policise per te cilin ishte ne kerkim Gaqo Gjini

Gaqo Gjini rezulton një person me precedent penal, pasi në 24 janar të 2016 ka goditur dy punonjës policie pranë Drejtorisë së Vlorës së bashku me Lorenc Gjinin. Gjithashtu Gaqo Gjini në ka qenë i akuzuar edhe për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në 11 gusht 2016, por prokuroria nuk gjeti prova duke pushuar hetimet për 38 vjeçarin. Ngjarja e sotme ka tmerruar turistët, që janë vendosur në atë zonë, të cilët janë kryesisht polakë dhe rusë. Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug, pasi në Dhërmi në datë 8 qershor pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICSIE SE VLORES
Sot në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim G.Gj., 38 vjeç.I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi G.Gj. është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. 38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', ''Kundërshtim i punonjësve të policisë'', dhe ''Armëmbajtje pa leje''. Vijon puna nën mbikqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga rradhët e emigrantëve. Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambjet të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

Ora 19:44
‘Baba kanë bërë terror, do vdes këtu…/ Flet vjehrri i të arrestuarit në Radhimë: Dhëndri i pafajshëm

Pas ngjarjes në Radhimë ka folur për Report Tv, vjehrri i Gaqo Gjinit. Ai akuzon policinë se terrorizoi familjen dhe u fut me dhunë në banesë, ndërsa mohon akuzat e ngritura ndaj dhëndrit.

Policia i grabiti makinën dhe u zunë, e dënuan dhe doli dhe këta tani i janë qepur. Djali ka qenë në shtëpi dhe nuk ka plagosur dhe as nuk ka vjedhur. Ai ka pasur vetëm një konflikt me policinë për grabitjen e një automjeti. Akuzat për grabitjen e një banke janë rrëzuar. Po të kishte grabitur ai do të kishte gradaçela. Më lajmëruan dhe tani erdha. Vajza më tha se  ‘hajde baba, kanë bërë terror, do vdes këtu...’, ishin edhe dy fëmijët e mitur aty. Policia është futur me dhunë. Ai nuk ka qenë asnjëherë i fshehur, në shtëpi ka qenë gjithmonë.

Vjehrri i Gaqo Gjinit

Ora 20:43
Pushuesit: Dëgjuam disa të shtëna! Policia: Qëlluam vetëm njëherë

Policia e Vlorës deklaroi në njoftimin zyrtar se ka qëlluar vetëm një herë të arrestuarin, pasi nuk u bind të dorëzohej dhe i kërcënoi me thikë. Ndërsa disa nga pushuesit në zonën ku ndodhi ngjarja në Radhimë pohojnë për Report Tv se kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

d.ba.
Komento

Komente

  • Kafsha: 20/07/2018 09:32

    N e a n d ë r t a l

    Përgjigju
  • populli: 20/07/2018 05:16

    ajde ne te semes o gaqo trapi

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 19/07/2018 17:56

    Ja pra trimat e mi nuk ka si mei e ba zap Edvini.

    Përgjigju