POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Partizani rikthehet në krye të Superligës, Skënderbeu mposhtet nga Laçi

Jurgen Bardhi, futbollist i Partizanit

Partizani ka mposhtur me shifrat 1-2 në transfertë Kastriotin në javën e 12 të Superligës, duke marrë kryesimin e kampionatit. Klubi i kuq në Fushë Krujë mori avantazhin që në minutën e 19-t me Jurgen Bardhin, futbollistin që shënoi golin e parë në këtë kampionat.

Pak çaste më vonë ishte sërish 21-vjeçari që dyfishoi rezultatin për skuadrën e Gegës. Vendasit arritën të ngushtonin diferencat në pjesën e parë, por gjatë 45 minutave të dyta pavarësisht mundimeve nuk arritën të dilnin me pikë nga ky takim. 

Gëzim i dyfishtë për Partizanin që nga “Selman Stërmasi” i vjen lajmi i mirë për humbjen e Skënderbeut. Korçarët janë mposhtur 2-0 nga Laçi që merr tre pikët në fushë asnjëanëse falë golave të Shtubinës dhe Gjonit. 

Ndërkohë takimi tjetër mes Kamzës dhe Teutës ka përfunduar me fitoren e miqve me rezultatin 1-3. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, porn ë të dytën “djemtë e detit” përmbysën gjithçka, duke marrë fitoren e dytë radhazi.

Pas 12 javësh kampionat, Partizani renditet i pari me 28-t pikë, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.

f.g.
Komento