Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin Bujar Sheshi

Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin Bujar Sheshi

Prokurori Bujar Sheshi

TIRANE-Prokurori Bujar Sheshi ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konfirmuar në detyrë. Në seancën e kaluar, trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa, pas një hetimi të thelluar, doli në konfuzionin se prokurori ka mosdeklarim të pasurisë në lidhje me një dhomë shtesë të ndërtuar në vitin 1998, e legalizuar në vitin 2015 dhe një autoveturë të blerë në vitin 2005.

Për makinën e blerë në vlerën e 7 mijë eurove, burimi u konsiderua i paqartë, megjithatë KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim. Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit. Pas seancës dëgjimore, sot KPK vendosi ta konfirmonte në detyrë.

Në vitin 2012 prokurori Sheshi i kërkoi Gjykatës së Lartë dënimin e Metës me dy vite burg, me akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror, bazuar në videon e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Nga ana e saj, Gjykata e Lartë, rrëzoi akuzën e Prokurorisë, duke e shpallur ish-zv/kryeministrin të pafajshëm. Prokurori Sheshi ka kërkuar edhe rikthimin në qeli të Arben Frrokut, i cili ishte liruar si pafajshëm për akuzën e vrasjes.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 24/10/2018 13:37

    bravo pun te mbar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali