Mblidhet Këshilli Kombëtar, Idrizi koalicion me PD në opozitë, tre deputetët e PDIU vazhdojnë me PS

Mblidhet Këshilli Kombëtar, Idrizi koalicion me PD në opozitë, tre deputetët e PDIU vazhdojnë me PS

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

TIRANE – Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet braktis koalicionin me Partinë Socialiste dhe kalon në opozitë. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDIU. Shpëtim Idrizi propozoi që PDIU të dalë nga koalicioni me të majtën dhe t'i bashkohet frontit opozitar. 

Report Tv ka mësuar se Idrizi do kalojë i vetëm krah PD-së, ndërkohë që tre deputetë të kësaj partie do të vijojnë bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Elena Xhina, Reme Lala dhe Dritan Bici, nuk kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke sinjalizuar qëndrimin nën "ombrellën" e qeverisë. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, me votë unanime Shpëtim Idrizi u mandatua të negociojë me PD-në dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha marrëveshjen koalicionit, e cila i paraprin zgjedhjeve vendore të qershorit 2019. 

PDIU rikthehet pas 4 vitesh te e djathta, pasi u largua në vitin 2014. Një vit më parë, 2013, PD kishte kaluar në opozitë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa PDIU, në këto zgjedhje siguroi pesë mandate. Vetë Idrizi u zgjodh deputet përmes listave të PD. Por edhe koalicioni me PS nuk funksionoi. Në zgjedhjet e vitit të kaluar, PDIU arriti të marrë vetëm 3 mandate, dy në Elbasan Aqif Rakipi dhe Bujar Muça (të dy të larguar më pas i pari për efekt të dekriminalizimit dhe i dyti dorëzoi mandatin, duke u zëvendësuar përkatësisht nga Elena Xhina dhe Dritan Bici) dhe një në Dibër (Reme Lala). Madje kjo e fundit shprehu menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare se vota e saj në Kuvend do ishte për PS-në. Tre deputetët e kësaj force politike kanë votuar rregullisht projektligjet e maxhorancës pavarësisht nga ftohja e PDIU me PS.

Negociatat e Tiranës me Greqinë për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve larguan edhe më shumë PDIU-në nga PS-ja. Shpëtim Idrizi akuzon qeverinë se tradhtoi çështjen Çame. Përpara anëtarëve dhe drejtuesve të PDIU, Idrizi tha se gaboi që i besoi Ramës dhe qeverisë së majtë zgjidhjen e çështjes Çame. Idrizi hodhi akuza edhe në drejtim të Greqisë duke i kujtuar se është i vetmi vend që nuk njeh minoritetet, ndërsa nga ana tjetër garantoi se nuk do ndalen përpjekjet për realizimin e amanetit të të parëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Idrizi koalicion me PD, deputetja Elena Xhina: Nuk i përkas PDIU-së, në Kuvend deputete e pavarur

Deputetja e Qarkut të Elbasanit, e cila mori mandatin e lënë nga Bujar Muça nga listat e PDIU, mungoi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU, ku u lançua largimi nga koalicioni me PS dhe kalimi në opozitë. Shpëtim Idrizi do negociojë me kryetarin e PD, Lulzim Basha marrëveshjen e koalicionit përpara zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Në një reagim për Report Tv, deputetja Xhina tha se nuk e konsideron veten deputete të PDIU. Ajo thotë se në Kuvendin e Shqipërisë vijon të jetë deputete e pavarur. 

Siç dhe e kam deklaruar unë jam totalisht e shkëputur nga PDIU dhe e kam klasifikuar veten si deputete të pavarur.

Elena Xhina, deputete në Kuvendin e Shqipërisë
 

Elena Xhina renditej e treta në listën shumëemërore të PDIU-së në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e qershorit 2017. Ajo mori mandatin e deputetit të lënë nga Bujar Muça. Lista e PDIU në Elbasan ndryshoi 100% pasi Aqif Rakipi u prek nga ligji i dekriminalizimit për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi fshehu dënimin në Itali.

Ora 18:05
Shpëtim Idrizi: Gabova që i besova Ramës çështjen Çame, shpresoj që marrëveshja të mos jetë e vërtetë

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, nga mbledhja e Këshillit Kombëtar mori përgjegjësinë e mosrealizimit të kërkesave për çështje Çame në negociatat Tiranë-Athinë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Ai tha se gaboi kur i besoi Edi Ramës zgjidhjen e kësaj çështje, ndërsa tha se shpreson që marrëveshja e cila fshin Çamërinë nga toponimet dhe tekstet shkollore, të mos jetë e vërtetë. 

Edhe unë kam bërë gabimet e mia, edhe unë kam gabuar. Pasi mendova dhe besova se do e çonim para kauzën tonë me këtë maxhorancë. Por skam besuar se dikush mund të luante me fatet e pushtetit. Nuk e mendova se ne do ishim çakmak për rritjen e temperaturave dhe për të arritur marrëveshjen. Do doja që mos të ishte e vërtetë, ndaj ky është faji im.

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU 

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras u shpreh dy ditë më parë se çështja Çame nuk ekziston, deklaratë të cilën Idrizi e quan arrogante, ndërsa i kujton kreut të qeverisë greke se Greqia është i vetmi vend në Europë që nuk njeh minoritetet dhe ka dëbuar hebrenjtë. 

Përpara anëtarëve dhe drejtuesve të PDIU, Idrizi u shpreh se nuk do dorëzohet deri në përmbushjen e amanetit të të parëve, për kthimin në tokat e tyre në Çamëri, nga ku u dëbuan nga forcat e Napolon Zervës.   

Më duhet t’i jap sot një përgjigje Tsiprasit i cili me arrogancë deklaroi se çështja Çame nuk ekziston. Greqia është i vetmi vend që ka përzënë edhe hebrenjtë, është një shtet që nuk njeh asnjë minoritet. Dhe guxon të na imponohet ne për toponimet, varrezat shkollat. Pala shqiptare deklaron se kemi folur për çështjen Çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kaq mjafton? Bushati dhe Kotzias hedhin valle. 

Si mund të kemi marrëveshje bashkëpunimi me një vend që nuk njeh çështjen çame, nuk njeh Kosovën dhe s’ka hequr ende ligjin e Luftës. Rruga e Shqipërisë është vendosur nga korifenjtë e Rilindjes, drejt Berlinit, Brukselit, Parisit dhe Uashingtoni. Rruga e Shqipërisë nuk është nga Greqia. Në momentin që hiqet Ligji i Luftës pretendimet tona pronësore, janë kërkesat tona legjitime që nuk na i heq kush. Çfarë u bë për statusin e shqiptarëve minoritar në Çamëri, çfarë u bë për hapjen e shkollave shqipe? Të drejtë të cilën shqiptarët e kishin që në vitin 1927. 

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 11/09/2018 19:55

    O komentusi i MENCUR BOOO JAM PENSJONIST DHE RROJ JASHT VENDIT POR ME TRMBIN NJERZIT QE KANE DY BYTHA DHE E PERDORIN SIMBAS AFERTES .E DO TE TRASH APO TE GJATE DHE KTO HALET TONA KSHU PO BEJN PRANDAJ MOS ME KOMENTO MU POR KAZANIT TEND KU HAN TI JO UN SE UN KAM MBARU DHE TA LE TY .

    Përgjigju
  • Cosimo: 11/09/2018 18:04

    PO LEGEN NGELE GJITHE JETEN.NUK U NGOPE ME MATRAPAZLLIQE.VODHE NE TATIME VODHE NE DOGANA VODHE KUDO QE ISHE.TI SKE AS IDEAL E AS GJE TJETER.CDO GJE E BEN PER PER INTERES PERSONAL SEPSE KE 16 VJET QE VETEM MASHTRON E ASGJE ME TEPER

    Përgjigju
  • Highlanderi: 11/09/2018 17:50

    Shpetimi dhe i vetmi trim ne lufte.

    Përgjigju
  • Tata: 11/09/2018 16:44

    Tamam opozite e felliqyr.e kthejn b***n nga ju kerkohet .ku te besoj populli i shkret tek kta politikan pa b*th pa ideal e coi opozita dje Marsilen tek Camet dhe kjo ja shperbleu ja solli prap Idriz Pordhen ne gjirin hajduteve te P.D.

    Përgjigju
    • Babooo...: 11/09/2018 18:00

      O Tata, qenke sahanlepires i qeverrise siduket.Ik ore thyej qafen qe mbron hajdutet e sotem,apo je dhe ti nje nder ata?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm