POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VIDEO/Pelegrinazhi, mijëra besimtarë kaluan natën në Kishën e Shna Ndout

Mijëra besimtarë kaluan mbrëmë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mbrëmjen e djeshme kulmoi pelegrinazhi i 13 të martave.

Riti nisi nga orët e mëngjesit të ditës së martë dhe kulmoi në mbrëmje duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme. Si çdo vit, në vendin e shenjë ishin mijëra besimtarë që kaluan natën.


FOTOT/Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç

Pelegrinët ishin thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Njerëzit ndezën qirinj dhe u  lutën në tokën e mrekullive të mëdha që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. 

Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, si dhe mbarëvajtjen e pelegrinazhit, Policia e Lezhës kishte marrë masa duke bllokuar lëvizjen dhe parkimin në disa rrugë, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.

 

d.ba.
Komento

Komente

  • Andi: 13/06/2018 12:34

    Per fene islame nuk postoni kurre ju. Para dy netesh ishte Nata e Kadrit

    Përgjigju
    • Kafsha: 13/06/2018 13:49

      Publikojnë si nuk publikojnë? Publikojnë shndërrimin e sheshit Skënderbej, në Mekë!