Përfundon stërvitja “JCRT- 2015”  
Koçi:Sakrificat s'shkojnë kurrë dëm

Përfundon stërvitja “JCRT- 2015”  <br />Koçi:Sakrificat s'shkojnë kurrë dëm
TIRANË - Ka përfunduar me sukses stërvitja e përbashkët “JCRT- 2015”, e cila u zhvillua në rajonin e Zall-Herrit me pjesëmarrjen e Batalionit të Forcave Speciale, Grupit të XIX të Forcave Specilae Amerikane, si dhe të efektivit të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA) të Policisë së Shtetit. Me këtë rast në mjediset e Batalionit të Mbështetjes së Luftimit në Babru u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar (DV-Day) dhe ceremonia përmbyllëse e kësaj stërvitje.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm: Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura etj. Gjithshtu në këtë ceremoni mori pjesë ambasdori SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, atasheu ushtarak amerikanë nënkolonel Ralph Shield, si dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkëpunimit me SHBA në Ministrinë e Mbrojtjes.
 
Në përshëndetjen që zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i drejtoi trupave pjesëmarrëse në këtë stërvitje, ndër të tjera, u shpreh se, për herë të parë, stërvitjes së përbashkët mes efektivëve të Batalionit të Forcave Speciale dhe Grupit të XIX-të të Forcave Speciale Amerikane iu bashkua dhe Komisariati Special RENEA, duke ngritur në një nivel edhe më të lartë bashkëpunimin ndërinstitucional mes strukturave të sigurisë brenda vendit, si dhe bashkëpunimin me aleatët tanë nga SHBA.
 
“Ne e dimë mirë çmimin e shtrenjtë që lufta për paqen kërkon prej njerëzve me uniformë dhe jo vetëm. Pavarësisht se flasim gjuhë të ndryshme, ne e kuptojmë shumë mirë gjuhën e përbashkët që lind nga bashkimi i mendjeve dhe vullneteve tona për stërvitje dhe aksione të përbashkëta. Ne flasim gjuhën e njëjtë të aspiratave tona dhe vendosmërisë për ruajtjen e paqes, garantimin e sigurisë, mbrojtjen e sovranitetit tonë dhe të Aleancës Euroatlantike ku aderojmë”, - tha Koçi.
 
Në përfundim të fjalës së tij zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, falënderoi partnerët amerikanë për rritjen e aftësive operacionale ndërvepruese të Batalionit të Forcave Speciale dhe  Komisariatit Special “RENEA” në kryerjen e operacioneve të përbashkëta brënda dhe jashtë vëndit. Një falënderim të veçantë ai i drejtoi ushtarakëve amerikanë dhe forcave shqiptare të sigurisë që morën pjesë në këtë stërvitje, duke theksuar që të vazhdojnë punën e tyre të shkëlqyer, sepse sakrificat nuk shkojnë kurrë dëm, por i shërbejnë atdheut dhe kombit. Gjithashtu trupat pjesmarrëse në stërvitjen e përbashkët “JCRT-2015” dhe të gjithë të pranishmit e tjerë i përshëndeti edhe ambasdori amerikanë në Tiranë, Donald Lu.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasdori SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe të pranishmit e tjerë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes së përbashkët “JCRT- 2015” ndoqën nga afër një demonstrim nga trupat pjesëmarrëse. Në këtë stërvitje u angazhuan mbi 50 efektivë të Batalionit të Forcave Speciale, të Forcave Speciale Amerikane dhe forcave RENEA.
stervitje ushatarake
stervitje ushatarake
stervitje ushatarake
stervitje ushatarake
stervitje ushatarake
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës