Përplasen 2 makina në Tiranë, njëra prej tyre përfundon në dyqan (VIDEO)

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në zonën e Shkozës në kryeqytet, ku një makinë është përplasur me një tjetër dhe më pas është përplasur me një dyqan. 

Mësohet se ka qënë një lavazhier që ka marrë makinën të cilën po e lante dhe ka dalë në rrugë. Gjatë xhiros, makina i ka dalë nga kontrolli, ka përplasur një makinë tjetër dhe më pas është përplasur pas një dyqani.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka asnjë të person të plagosur, kjo pasi në trotuar nuk kishte qytetarë. Në rast të kundërt pasojat mund të ishin të rënda.

Foto nga vendi i ngjarjes

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)