Plagosje me armë zjarri e thikë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë/ EMRAT

Plagosje me armë zjarri e thikë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë/ EMRAT

Drejtoria e Policisë Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit. Në pranga kanë rënë dy të rinjtë Deivid Shuaipi, i akuzuar për plagosjen me dy personave me armë zjarri, si dhe Rey Tahiri, i akuzuar për plagosjen me thikë të një shtetasi.

Njoftimi i policisë:
Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit. Më datë 08.05.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor:

- Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H.

- Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, ( i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës