Plakja dhe emigracioni/ 134 mijë nxënës e studentë më pak se katër vite më parë

Plakja dhe emigracioni/ 134 mijë nxënës e studentë më pak se katër vite më parë

Fakulteti Filologjik në Tiranë

Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018. Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.

Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë). Sipas raportit të INSTAT,  Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin zyrtar 650.153 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,8 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Pjesëmarrja në të gjitha nivelet arsimore (numri i nxënësve / studentëve të regjistruar në një nivel të caktuar të arsimit, pavarësisht nga mosha, e shprehur si përqindje e popullsisë në moshë shkollore, që sipas ligjit korrespondon me të njëjtin nivel të arsimit), është 82,8 %.

Arsimi Parauniversitar
Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar 520.759 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,9 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit parauniversitar.

Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 81.026 fëmijë. Në këtë nivel arsimor morën pjesë 80,3 % e popullsisë së kësaj grupmoshe, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin paraardhës. Raporti i Regjistrimeve Neto (numri gjithsej i nxënësve sipas grup moshës teorike për një nivel të caktuar të arsimit të regjistruar në atë nivel, i shprehur si përqindje e popullsisë në atë grup moshë) për fëmijët në kopshte është 76,3 %.

Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 319.671 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, në të dy ciklet e arsimit 9-vjeçar. Pjesëmarrja në këtë nivel, me një tregues të regjistrimit bruto 100,7 % tregon rritje prej 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Të regjistruarit e grupmoshës 6-14 vjeç, përbëjnë 96,5 % të të regjistruarve në arsimin 9 vjeçar, me rritje prej 4,2 pikë përqindje nga viti shkollor 2016-2017.

Në vitin shkollor 2017-2018, u regjistruan 92,7 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar në institucionet e arsimit publik dhe 7,3 % në privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat zënë 47,4 %.

Indeksi i barazisë gjinore (i llogaritur mbi Raportin e regjistrimeve bruto), është 0,97 dhe tregon se pjesëmarrja ndërmjet vajzave dhe djemve në këtë nivel është e pabarabartë.

Në vitin 2017-2018, pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e mesëm është 93,9 %, duke shënuar një rritje prej 0,8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë. Pjesën më të madhe të nxënësve në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit prej 79,4 %.

Në vitin shkollor 2017-2018, arsimi publik përfshin 88,4 % të nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej. Në vitin shkollor 2017-2018, mësuesit e arsimit 9-vjeçar janë 24.790, ndër të cilët 73,9 % e tyre janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 17,8 dhe në atë privat është 15,0. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 10,1 dhe në atë privat 7,7.

Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.941 prej të cilëve 66,2 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 13,8 në arsimin publik dhe 8,7 në atë privat.

Arsimi i lartë
Në vitin akademik 2017-2018, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 129.394 studentë, duke shënuar një ulje prej 7,3 % krahasuar me 2016-2017. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2017-2018, morën pjesë 77.899 femra studente, ose 60,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë në programet bachelor 85.234 studentë.

Vlerësohet se gjatë vitit akademik 2016-2017, rreth 25 mijë studentë shqiptarë, studiojnë në vende të ndryshme të botës. Studentët që morën pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 81,9 % të numrit total të studentëve. Për këtë vit, raporti i regjistrimit bruto në arsimin e lartë është 54,0 %, duke shënuar një ulje prej 2,0 pikë përqindje në krahasim me 2016-2017./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lopçari: 03/08/2018 19:02

    SHKRUANI SE KANË PORDHOSUR GJITHË SISTEMIN ARSIMOR DERI NË ATË PIKË SA ATA QË MËSOJNË VËRTET PO ARRATISEN..MBANI MEDIOKRIT EDHE NGELËSAT SE KËSHTU IU DUAN TË MIRËN "MIQTË" Ë KOMBIT, EKSPERIMENT AFATGJATË I NISUR SHUMË VITE MË PARË QË TANI PO JEP FRYTET! TI GËZONI QEVERITË QË DILNI Ë GËRTHISNI PËR TO!

    Përgjigju
    • Emigrant per femijet: 03/08/2018 22:40

      Sakte fare vella ato qe thua..na perzune bastardet sepse femijet tan nu behen dot pjese e llumit aty,e kam fjalen.per llumin ne sistemin arsimor qe ngriti politika e ndyre

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve