Pogradec, përdhunoi të miturën, dënohet 4.8 vite burg, autori: Isha i dehur, por vajza erdhi vetë

POGRADEC-Gjykata ka vendosur që të dënojë me 4.8 vite burg Ligor Bibën, i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture vitin e kaluar. Prokuroria kërkoi 8 vite burg për 54 vjeçarin, gjykata e dënoi me 7 vite, ndërsa Biba do të bëjë vetëm 4.8 vite, pasi ka pranuar akuzat dhe dënimi është ulur me 1/3, si pasojë e gjykimit të shkurtuar.

Ligor Biba e pranoi fajësinë në momentin që dolën analizat e ADN-së, pasi më parë e mohonte një akuzë të tillë. Report Tv siguroi dëshminë e Bibës para gjykatës, ku pranoi ngjarjen, ndërsa shtoi se ka qenë i dehur dhe se nuk mbante mend asgjë. Ai tha se marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës dhe se nuk e kam përdhunuar.

E pranoj fajësinë. Kam qenë në kasolle ditën kur vajza më ka ardhur në mëngjes. Isha i dehur dhe nuk kam bërë asgjë me dijeni. Marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës. Nuk e kam përdhunuar. Nuk e dija që vajza kishte mbetur shtatzënë. Jam bërë pishman. Nuk mbaj mend sepse kam qene i dehur. I kërkoj falje familjes së vajzës dhe familjes time.

Dëshmia e Ligor Bibës në gjykatë

Pak muaj më parë pas analizave të ADN-së së foshnjës së 15- vjeçares që përdhunoi, rezultoi se ishte Biba, babai i fëmijës. Ligor Biba u arrestua tetorin e vitit të kaluar, pas denoncimit të prindërve të vajzës, se fqinji kishte abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, që ishte në klasën e nëntë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • preng: 31/05/2018 16:38

    ky duhet te ishte djegur i gjalle ose bashke me burgun te trajtohej me hormone estrogjenike qe ta kthenin ne gjys femre a ta q**n non stop sidomos ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel