Prapaskenat e kontrollit/ Bashkim Dedja përçan Vetingun, relatorja: Të shkarkohet

Njerëzit e Vetingut nuk kanë qenë i të njëjtit mendim që, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, të konfirmohej në detyrë, si pjesë e drejtësisë së re. Dosja e kreut të Kushtetueses ka përçarë trupën gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Shqiptarja.com zbardh vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedes, pas hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Ndryshe nga Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, relatorja e çështjes Xhensila Pine ka dalë në konkluzionin se Bashkim Dedja duhej të shkarkohej nga detyra me pretendimin se nuk provon me dokumentacion një pjesë të pasurisë. Në arsyetimin e saj, Xhensila Pine ka rritur në konkluzionin se Dedja nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga kunati i tij, z. E. C., në vlerën 10.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.

“Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga vëllai i tij, z. M. D., në vlerën 15.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë, P. Ka kryer deklarim të rremë në Deklaratën -Vetting, në lidhje me burimin e ligjshëm të të ardhurave të deklaruara, për apartament banimi me sipërfaqe 98 m², me vlerë 19.600 USD (ose 1.812.020 lekë), në Njësinë Administrative Nr. 5, pasi nuk ka deklaruar si burim të ardhurat nga vëllai i tij, z. M. D. Ka mosdeklarim të vlerës së apartamentit të rivlerësuar në kundërshtim me pikën 1, germa “e”, të urdhrit nr. 475, datë 11.05.2017, të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së”, arsyeton zonja Pine. Për këto arsye, Pina thotë se Dedja nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë, por duhet të shkarkohet nga detyra.


PDF/ Rivlerësimi kalimtar i subjektit Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese (kliko) që të hapet dokumenti

Mendimi i shumicës
Të tre anëtarët kanë qenë të një mendimi sa i takon vlerësimit profesional dhe kontrollit të figurës së kryetarit të Kushtetueses, por jo për pasurinë. Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, pavarësisht konstatimit të disa mospërputhjeve, kanë arritur në konkluzionin se Bashkim Dedja as nuk ka fshehur pasurinë dhe as nuk ka bërë deklarim të rremë. “Në shqyrtim të rastit konkret, në bazë të dokumentacionit shkresor, në shqyrtim edhe të shpjegimeve të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vlerësoi se nuk kishte dyshime të bazuara se subjekti i rivlerësimit mund të ketë bërë fshehje pasurie dhe se kjo pasuri të jetë realisht e subjektit të rivlerësimit.

Trupi gjykues krijoi bindjen se vëllai i subjektit të rivlerësimit ka pasur të ardhura të mjaftueshme për ta blerë këtë banesë dhe se subjekti i rivlerësimit e ka përdorur atë mbështetur në një marrëdhënie familjare të shëndoshë që ata kanë. Nga analiza e dokumentacionit rezulton se subjekti ka qenë i saktë dhe i vërtetë në deklarimin e tij”, thuhet në vendimin e shumicës.

Aftësia profesionale dhe figura
Në të 5 dosjet gjyqësore të vëzhguara, KPK ka konstatuar një bashkëveprim i mirë i subjektit me administratën gjyqësore, pasi në asnjë rast nuk janë konstatuar vonesa në komunikimin e akteve nga administrata gjyqësore, me pasoja për vetë procesin gjyqësor apo dhe komunikimin e vendimeve përfundimtare të gjykatës. “Trupi gjykues vlerëson se, në bazë të të gjitha rrethanave dhe kushteve të mësipërme, subjekti i rivlerësimit ka treguar cilësi të mira në punë, gjykim të drejtë, ka respektuar të drejtat e palëve, është eficient dhe efektiv në masë të pranueshme dhe konsiderohet “i aftë”.

Trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të mirë kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, sipas parashikimit të nenit 59/1, germa “c”, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendim. Gjithashtu, nga hetimi administrativ KPK nuk ka gjetur asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve dhe kushteve të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës.

Konkluzionet e relatores Xhensila Pine për Bashkim Deden
-Në aktin e ekspertimit (në mënyrë kontradiktore) nuk shpjegohet si përcaktohet se për periudhën 01.01.1997 - 15.06.2004, znj. D. D., rezulton me pagesë kontributesh vullnetare të sigurimeve (sipas librezës së sigurimeve shoqërore). Ndërsa për të njëjtën periudhë i është llogaritur një pagë, që për periudhën 1998-2003, është vendosur 939.214 lekë.

-L. D., i vëllai, rezulton me pamjaftueshmëri të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit në Golem, në vitin 2003, në vlerë 1.900.000 lekë, si dhe blerjen si bashkëortakë të pasurisë tokë arë, ndodhur në Durrës, me sipërfaqe 2000 m², blerë me kontratë, datë 09.03.2002, me çmim 900.000 lekë.

-Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga kunati i tij, z. E. C., në vlerën 10.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.

-Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga vëllai i tij, z. M. D., në vlerën 15.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.

-Ka kryer deklarim të rremë në Deklaratën -Vetting, në lidhje me burimin e ligjshëm të të ardhurave të deklaruara, për apartament banimi me sipërfaqe 98 m², me vlerë 19.600 USD (ose 1.812.020 lekë), në Njësinë Administrative Nr. 5, pasi nuk ka deklaruar si burim të ardhurat nga vëllai i tij, z. M. D.

-Ka mosdeklarim të vlerës së apartamentit të rivlerësuar në kundërshtim me pikën 1, germa “e”, të urdhrit nr. 475, datë 11.05.2017, të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së.

-Ka mosdeklarim të përdorimit të apartamentit në pronësi të vëllait, z. L. D., në Deklaratën -Vetting, në kundërshtim me nenin 30 të ligjit nr. 84/2016 dhe shtojcën nr. 2 “Formulari i deklarimit të pasurisë” të këtij ligji.

-Nuk ka depozituar dokumentacion të mjaftueshëm ligjor për të provuar se vëllai i tij, z. L. D., justifikonte me të ardhura blerjen e këtij apartamenti.

-Për arsyet e sipërcituara, në pajtim me parashikimet e nenit D, pika 3, të Aneksit të Kushtetutës, si dhe pikës 3 të nenit 61 të ligjit nr. 84/2016, duke pasur parasysh provat e shqyrtuara dhe deklarimet e bëra në seancën dëgjimore, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk ka krijuar një nivel të besueshëm për vlerësimin e pasurisë, dhe për rrjedhojë, krijoj bindjen se shumica nuk duhet të kishte disponuar konfirmimin në detyrë të këtij subjekti, por shkarkimin e tij nga detyra.

d.ba./al.sp.
Komento

Komente

  • Ermir: 14/07/2018 18:09

    Kete e diskretituan dhe faktet ne mendimin e pakices jane te renda. Ky duhej shkarkuar me ceremoni por mendoj qe eshte nje taktike e rekomanduar nga OMN qe edhe faza e dyte komisioni apelimit ti veri pikat mbi "i" dhe nga ana tjeter ta lene dedene edhe pak aty se po ra dhe kryetari kushtetuses qe ne faze pare eshte e rende. Nejse gjitheseso si bleterites, fermer dhe bujk qenkan familje shembullore. Nga njera ana pa breke me b... nga ana tjeter ble shpi 180.000 euro. Kete as vici as lopa e as bletet e familjes se tij nuk e hane. Pune shqiperie sle cfare thua

    Përgjigju
  • F TAHO: 14/07/2018 13:45

    Keto gjygjtar jane si oto Qent RIND DIG DIG KETA NJEREZ TE DREJTESIS DUHET PRERE NJE VESH QE TE NJIHEN QE JANE HAJDUTER TE PA NGOPUR FLM

    Përgjigju
  • dhorka: 14/07/2018 12:33

    albanistani i radhes

    Përgjigju
  • Populli: 14/07/2018 12:00

    Kush I kontrollon keta gjyqtare qe veprojne cfar tju doje menderja?a kane kontroll ket persona apo sig.karriken dhe kane imunitet!!!?cfar mut vetingu eshte ky?keshtu do ndeshkohen vjedhsat,shkaterrusit e sistemit?BRAVO!!??

    Përgjigju
  • Admin: 14/07/2018 11:27

    Ta apelonin te huajt onm -ja

    Përgjigju
  • Pandi: 14/07/2018 09:28

    Ketij Illias duhet me i ba veting per vete.

    Përgjigju