POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Premier League nuk pushon as për festat, sot në fushë Liverpool-Arsenal, Klopp: Kemi ende potencial

Premier League nuk njeh pushim për festat e fundvitit dhe pas Boxing Day sot ekipet angleze zbresin në fushë. Përballja që spikat është ajo e orës 18:30 në “Anfield Road” mes kryesuesve të Liverpool dhe Arsenalit. Të kuqtë e Jurgen Klopp kryesojnë renditjen me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë por trajneri gjerman sqaron se më e bukura ende duhet të vijë.

“Kemi bërë ndeshje shumë të mira por skuadra ime ende nuk e ka shprehur gjithë potencialin e saj. Duhet të përmirësohemi në shumë drejtime” e mbyll Klopp. Fazën e parë Liverpool e mbylli i pamposhtur dhe në ndeshjen e fundit fitoi ndaj Newcaste 4-0. Klopp edhe ndaj Arsenal sot do hedhë formacionin më të mirë të paktën për të ruajtur pathyeshmërinë dhe diferencën prej 6 pikësh.

Arsenali e mbylli në barazim ndeshjen e fundit dhe është jashtë zonës së Championsit. Topçinjve do u mungojë Mesut Ozil për shkak dëmtimi. 13 pikë ka më shumë Liverpool se Arsenali dhe trajneri i londinezëve Unay Emery thotë se Liverpool është një shembull për tu ndjekur nga skuadra e tij. Futbollistët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pritet të jenë titullarë dhe elementë të rëndësishëm në lojën e Arsenalit.

d.ba.
Komento