Prishi katër objekte në Tiranë dhe Vaqarrr, dënohet me burg përgjegjësi i IKMT, Fatmir Metaj

Fatmir Metaj, përgjegjës i ekzekutimeve të vendimeve në IKMT, është dënuar nga gjykata e Tiranës me 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe  tre e heqjes së të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike. Dënimi është dhënë nga gjyqtari Sokol Pasho ndërsa Metaj ka qenë i proceduar penalisht edhe me disa pjesëtarë të stafit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Në akuzën e ngritur nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të disa qytetarëve Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi. Objektet e prishura kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’, përgjatë rrugës së Vaqarrit dhe në ish “Uzinën Enver”.

Sipas prokurorisë këto objekte nuk duhet të ishin prishur pasi një prej tyre ishte i pajisur me leje dhe tre të tjerët në proces legalizimi çka pamundësonte zbatimin e procedurës së ndjekur nga IKMT për prishje.

Këto prishje janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe sipas hetimeve të prokurorisë Fatmir Metaj dhe stafi i tij kanë vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi. Fatmir Metaj, ish kreu i komisariatit të Tropojës në vitin 1998, është një emër i lakuar edhe në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari pasi automjeti me të cilin udhëtoi Famir Haklaj nga Tropoja drejt Tiranës ishte në pronësi të Metës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Homglatet: 14/12/2018 17:01

    Birisha asht pronar i Shqipmis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare