Buxheti 2019/ Ndryshojnë 4 ligje të paketës fiskale, ulet tatim-fitimi dhe rriten pagat

Në buxhetin e miratuar për vitin 2019, që u votua në parim sot në Parlament (lexo këtu),  janë ndryshuar edhe 4 ligje të paketës fiskale nga e cila përfitojnë mijëra biznese. Përfitojnë ulje Tatim-Fitimi në 5 % të gjitha bizneset që veprojnë në bujqësi dhe agroturizëm. Gjithashtu është parashikuar edhe ulja e tatimit të dividentit në 8% nga 15 që është aktualisht. Në këtë buxhet parashikohet rritje pagash për disa kategori si mjekë, ushtarakë apo mësues.

Të gjitha ato hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Buxheti parashikon një rritje në të ardhurat në masën 4.7 për qind, si dhe një rritje ekonomike mbi 4%. Ndërkohë, në kahun e shpenzimeve publike, ndonëse janë në rritje, është parashikuar një rol shumë më i madh se deri tani për koncesionet me Partneritet Publik- Privat, që vitin e ardhshëm do të arrijnë në një vlerë totale prej 46% të Prodhimit vendas, të përqendruara kryesisht në ndërtime rrugësh nacionale. Po kështu, buxheti parashikon për vitin e ardhshëm rritje pagash për një numër të konsiderueshëm punonjësish të administratës, si ushtarakë, mësues, mjekë, infermierë, etj. 35 mijë mësues dhe edukatorë të të gjitha niveleve parauniversitare, 4.650 mjekë, 13.765 infermierë dhe 6.800 ushtarakë nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të kenë rritje të pagave nga 5 deri në 10 për qind për këto kategori të buxhetorëve.

Me paketën e re fiskale, ulet taksimi i dividendit dhe  rritet niveli i pagave që taksohen 23% në 150.000 lekë, nga 130.000 lekë aktualisht.

Do të ketë favorizime në fushën e turizmit, bujqësisë dhe agrobiznesit dhe ka ndryshuar Tatim-Fitimi për disa kategori:

– 5% për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike bujqësore

– 5 % për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”

Në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, parashikohet përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik; përjashtimi nga TVSH i furnizimit me shërbim nga nënkontraktorët për kontraktorët në industrinë fason; përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqësore sipas listës së miratuar me VKM, nga çdo importues; si dhe normë e reduktuar TVSH 10 % për importin e autobusëve elektrikë të transportit publik.

Në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, është rishikuar norma e tatimit mbi dividentin duke shkuar në 8 % nga 15 % që është aktualisht.

Ndryshimet në tatim-fitim

– 5 % për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit;

– 15 % për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit;

– 5% për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike bujqësore

– 5 % për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”

Për vitin 2019 do të ketë rritje pagash deri në  10 % për 35 mijë mësues dhe edukatorë, 4.650 mjekë, 13.765 infermierë  dhe 6.800 ushtarakë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drino: 03/12/2018 19:43

    E keni turp qe pensionistat jane njerzit me te persekutuar nga ana financiare dhe asnje qeveri nuk ka vene dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm