Tre apartamente dhe llogari në euro, prokurori i Tiranës në Vetting, KPK: S'ka burime të ligjshme

Tre apartamente dhe llogari në euro, prokurori i Tiranës në Vetting, KPK: S'ka burime të ligjshme

Prokurori Arben Nela, sot përpara KPK

Arben Nela prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë ka dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për tre kriteret bazë të Vettingut pasurinë, figurën morale dhe aftësitë profesionale. Nela ishte vetë i pranishëm përpara trupës së KPK, për t’u përballur me gjetjet ndaj tij. Trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Nela është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë çfarë e bën pjesë të listës prioritare. KPK ka evidentuar se prokurori Nela, në bazë të raportit të servirur nga ILDKPIK, ka bërë deklarim të pasaktë pasurie si dhe nuk ka burime të ligjshme.  

Për prokurorin Nela raporti i ILKPIK thotë se ka deklarim të pasaktë, s’ka burime të ligjshme, ka deklarim të rremë. Pas raportit bëmë hetim të thelluar për pasurinë. Prokurori ka një apartament 94 m2 në Rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë, blerë 41 mijë euro. Për këtë pronë ka deklarime të rremë si dhe deklarime të pasakta për një hua 20 mijë euro të marrë nga një individ, pa asnjë dokument. Ka apartament 136 m2 ndodhur në Lanabregas Tiranë. 

Nga hetimi për këtë pronë, trualli i ndërtesës tre katëshe ka mospërputhje në deklarimet e vitit 2011 dhe kërkesës së legalizimit, ka mungesë burimi të ligjshëm për blerjen e truallit. Kjo pronë s’është deklaruar nga viti 2003 e deri në 2009. Apartament 67 m2 në pronësi të bashkëshortes së tij, B.N.  Në deklaratën e pasurisë për këtë pronë, ajo thotë se e ka blerë duke i marrë hua motrës së suaj. Ky apartament ka kushtuar 52 mijë euro.   

Ka deklarime që nuk përputhen me ato vjetore dhe deklaratën e bërë në kuadër të procesit të Vettingut për këtë pronë. Gjithashtu, edhe për shumën 12 500 euro s’ka justifikim të ligjshëm si burim, as nga gruaja dhe as nga prokurorja.  

Raporti i KPK për prokurorin Nela

Vetë prokurori Arben Nela ka deklaruar përpara trupës së KPK se nuk ka fshehur pasurinë, ndërsa akuzoi ILDKPIK për shtrembërim të deklarimeve të tij.

Nuk kam bërë deklarim të rremë. Ato janë deklarime të vërteta, të sakta e në përputhje me ligjin. As unë dhe as bashkëshortja s’kemi bërë fshehje pasurie. Raporti i ILDKPIK është në kundërshtim me ligjin. Raporti me fakte të shtrembëruara qëllimisht. ILDKPIK ka përfshirë vëllezërit e mi në kundërshtim me ligjin, duke bërë interpretime të shtrembëruara për huamarrje. 

Arben Nela, prokuror i Tiranës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentiesi: 18/07/2018 20:07

    Z.Sokol lere moralin dhe eksperiencen,detajet qe ti thua se vetingu kapet kot,per mua jan shume te rendesishme sepse ne ato detaje kushdo qe ka mundesine fsheh pisllikun e tij. Dhe ti z.Astrit qe flisni kaq mire per zoterin ne fjal siduket te paska ber nje nder te madh.

    Përgjigju
  • Av.Sokoli: 18/07/2018 16:06

    Nga kjo qe lexoj si per kete rast ashtu edhe per ca te tjere qe po shqyrtohen ne Vetting duket qarte se Komisionet e Vettingut as qe merren fare me thelbin e vleresimit,me aftesine profesionale dhe cilesite,moralin dhe vlerat e personit ne kryerjen e detyres si gjyqtar apo prokuror.Duket sikur kapen me detaje te vogla te deklarimit te pasurise per te justifikuar ate qe e kane vendosur qe ne fillim per personin qe po gjykojne.Nje familje ku burre e grua kane 20 vjet ne pune me rroga te mira mund te kurseje aq sa te bleje nje apo dy apartamente me cmime normale.Keta nuk po shikojne se ashtu bute-bute po e kalojne vetingun ca tipa qe deklarojne vetem nje apartament kur ne te vertete zoterojne dhjete apo njezet te tjera te kamufluara me emra shokesh dhe miqsh.

    Përgjigju
    • Asllan: 12/07/2019 22:13

      Ti qenke me i keq se kta qe ju pin gjakun njerezve mundohesh te tregosh qe ai e ka ate cerek pasurie qe ka deklaruar me djerse kur shum mir ne e dim qe kta klysha Jan ber miljarder dhe cdo gje ju rent ne kok te femijve te tyre sepse Kan ber pazare per jeten e njerezve

  • Astriti: 18/07/2018 12:37

    Keta te Vetingut po i fusin te gjithe ne nje thes e kur i ben keshtu punet djeg dhe te njomin me te thatin. Arben Nela eshte nga prokuroret me te ndershem dhe korrekt ne prokurorine e Tiranes, kushdo qe punon ne drejtesi e di kete

    Përgjigju
    • Edi: 23/07/2018 15:33

      A e therrasin Bert Neli ???

  • Ana: 18/07/2018 12:17

    Si spatem dhe ne motra evellezer me lek mor aman po na duket cudi kur ndonjeri nga keta e kalon vetingun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet