Protesta/ Basha: E mbështesim me të gjitha mënyrat, ja kur do vendosim për thyerjen e bojkotit

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar paraditen e sotme ka deklaruar se forca që drejton mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve. “Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje.

Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje.

Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet” tha ai.

Lideri i PD, lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit për blerje të mediave dhe korrupsion te Unaza e Re dhe ligji i arsimit të lartë. “Kjo është një protestë kundër një ligji korrptiv për arsimin e lartë. Sa më heq është Rama, aq më shumë tendera fitojnë pronarët e mediave, pasi i ka blerë.

Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Ne nuk e çuam ligjin në Kushtetuese, pasi gjykata ishte e kapur nga Rama. Rama po përdor propagandën dhe përçarjen”tha Basha. I pyetur nëse PD do të rikthehet në Kuvend ditën e enjten në seancë plenare, Basha sqaroi se “Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët” tha ai.

Këtë javë do të zhvillohen dy seanca, e para të enjten ku pritet që të rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin dhe e dyta të premten, ku shumica do të rrëzojë draftin e PD për vettingun në politikë.

Në seancën e kaluar në datë 13 dhjetor, dhjetë deputetë të opozitës, pesë nga PD dhe pesë nga LSI, thyen bojkotin e Kuvendit, duke marrë pjesë në seancën e sotme plenare, pas pesë muajsh mungesë, pasi rrezikonin mandatet (shiko këtu).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nils Holgerson: 17/12/2018 19:16

    C farë ka prodhuar ky keto 42 ditet e protestes që të justifikojë rrogën që mer? Dmth ky merr rrogë që të thotë cdo ditë : ”i mbështesim”?

    Përgjigju
  • Honglateri: 17/12/2018 16:25

    Edhe une ja mbeshtes Bashess mandej ehe Grida Sumes

    Përgjigju
  • Bora: 17/12/2018 13:35

    Shkoni në parlament se prandaj po ju paguajme me taksat tona qe ju Po I shperdoroni kot. As detyren nuk beni. Ngelet rrugeve se e dini qe po ju vjen fundi . Spo lini pisllek pa thene si Gina e Kashta ne kurrizin e devese.

    Përgjigju
  • Ruqja: 17/12/2018 13:18

    Tu 5hyft koka ty ishalla se na cmendet me kto brockulla .jua din bytha mire juve per hallet e juaja i beni llogarit mire ne kohe dhe me proteks por per popullin kurr sju punon mendja .Bere kyvendin e P .D. sikur diskutonin dwlegatet e P S .se ke humbur dy pal zgjedhje mburresh si gjeli ne groo te halese ..Populli ta ka vu qeleshen dy her rresht ti akoma i bie kernetes ne nje vrim fare e keqe .Fatekeqesia me e madhe e SHQIPTAREVE DO JET NE QOFT SE KLANI QE UDHEHEQ SOT P.D. VJEN NE PUSHTET ATEHERE TE FALA RISTANIT DHE STRAZIMIRIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm