Protesta e banorëve për fushën e Rryenit, reagon kompania: Toka shtetërore, po krijojmë një kopsht Botanik
Kompania gjermane ka reaguar pas protestës së banorëve të fshatit Rrajcë në Prrenjas. Kompania sqaron se toka ku po ndërtohet është shtetërore dhe se projekti parashikon ndërtimin e një Kopshti Botanik.
Foto nga protesta e djeshme
Një ditë pas protestës që banorët e fshatit Rrajcë në Prrenjas zhvilluan ditën e djeshme para bashkisë, ku pretendonin se firma gjermane “Agro-Map Consulting shpk”, iu kishte marrë 700 hektarë tokë, ka ardhur reagimi nga kompania gjermane.
Në një njoftim për mediat, kompania gjermane sqaron se në muajin maj të vitit 2017, është firmosur një kontratë e rregulltë ligjore me Administratën e Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Mjedisit, për të zhvilluar një projekt 5-vjeçar në mbrojtje të ekosistemit dhe të bimëve medicinale në zonën e Rryenit.
Projekti parashikon krijimin e një Kopshti Botanik brenda 5 vitesh, një investim rreth 2 milionë €. Kompania sqaron se pas verifikimeve në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme, toka në fjalë ka qenë pyll dhe shkurrishte, ndërsa në vitet 70 në kohën e kooperativave u kthye në tokë bujqësore për kulturën e patates dhe në asnjë rast nuk rezulton të ketë pasur pronar privat.
Sa i takon pretendimit të banorëve se nuk janë pyetur dhe se projekti i kompanisë gjermane nuk është kaluar në Këshillin e Bashkisë Prrenjas, kompania sqaron se kjo procedurë nuk kërkohet nga ligji, pasi toka në është vetëm nën administrimin e Zonave të Mbrojtura. Gjithashtu, kompania thotë se me banorët janë zhvilluar takime për t’i sqaruar rreth projektit, ku shumë prej tyre tashmë janë të punësuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50.1%
-
Jo
45.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si e ushqeu Norvegjia luftën e Rusisë me gjithë sanksionet e BE-së
21 Shkurt, 09:50
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
21 Shkurt, 09:29
-
Hetimi i krimeve zgjedhore/ Përgjimet, monitorimi në terren dhe i votës së diasporës! Çfarë parashikon SPAK e Prokuroria për zgjedhjet e 11 majit?
21 Shkurt, 09:18
-
Durrës/ Përfshihet nga zjarri një market, shkak mbingarkesa elektrike
21 Shkurt, 09:18
-
Hetimi ndaj Veliajt, Ajola Xoxa shkon në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ (VIDEO)
21 Shkurt, 09:06
-
Sekretari i shtetit amerikan, Rubio: Takimi Trump – Putin varet nga përparimi në dhënien fund të luftës
21 Shkurt, 08:59
-
Arben Qirezi: Kosova dhe pasiguria e aleancave, a i kanoset Kosovës kriza ekzistenciale?
21 Shkurt, 08:45
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani, pritet ekstradimi! 21-vjeçari kërkohej nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës (EMRAT)
21 Shkurt, 08:38
-
Europol ngre shqetësimin: Disa grupe orientojnë të miturit drejt akteve ekstreme
21 Shkurt, 08:28
-
Sa i përket punës, mos i nënvlersoni marrëveshjet e reja që vijnë, horoskopi për sot
21 Shkurt, 08:14
-
Revista britanike 'Saga': Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025-n
21 Shkurt, 08:07
-
'Zelensky është diktator', shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas: Trump ndoshta e 'ngatërroi' atë me Putinin
21 Shkurt, 08:02