TIRANE-Katër ditë nga data kur opozita ka paralajmëruar protestën para Kryeministrisë kundër qeverisë Rama, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin për përfshirjen në tubimin e organizuar nga PD dhe LSI-ja të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri. Policia e Shtetit i bën apel opozitës që në protestën e së shtunës që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike. Gjithashtu policia paralajmëron kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim parandalimin e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestë.
"Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike. Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri. Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s'kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.
Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë" deklaron Policia e Shtetit. Opozita e bashkuar në datë 16 shkurt, ditën e shtunë ka thirrur në protestë qytetarët shqiptarë kundër qeverisë Rama. Protestës së të shtunës opozita i ka paraprirë me tubime në të gjitha qytetet.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.8%
-
Korrupsion
82.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana
19 Shtator, 09:38
-
Mbushen kartat e policëve për 9 muaj me lekët e ushqimit! Ulje çmimesh nga 5 deri në 10%, por s'i tërheqin dot në ATM
18 Shtator, 20:39
-
Gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, deri tani 8 kandidatë! Kush janë pretendentët, karriera dhe detyrat! JA EMRAT
18 Shtator, 11:20
-
Reklamat në rrjete sociale për lojërat ku fitohet para, Policia: Kujdes me aplikacionin ‘Plinko’
17 Shtator, 15:03
-
'Do t'ju mbyllim Facebook' mesazhe mashtruese në celularë si ato të kompanisë Meta, policia apel qytetarëve: Mos kryeni asnjë veprim
16 Shtator, 19:58
-
Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi kandidati i parë! Më parë kandidoi për Berishën, e një herë për Metën
16 Shtator, 13:03
-
Berisha i pandehur, Meta në hetim, ‘çmendet' sekretari i Ilirit! Tedi Blushi sulmon Dumanin: Koha t'u tregojmë vendin! Meritojnë t'i sekuestrohen dhe rrobat e trupit
13 Shtator, 15:03
-
Prostitucion dhe lojëra fati, arrestohen në aeroportin e Rinasit 3 kinezë, nën hetim një 17-vjeçar
12 Shtator, 12:02
-
Rrumbullaku largohet nga Policia e Shtetit: Momenti i mbylljes së një cikli me uniformën e shenjtë
10 Shtator, 16:57
-
SKEDA/ Kush është Sokol Bizhga, drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit dhe pse është kandidati më i favorizuar! Nga rrezikimi i jetës më 1997, te Lazarati dhe postet e larta
6 Shtator, 09:48
-
‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku dhe drejtuesit e 12 qarqeve! Ministri: Garë me meritokraci! Komandohet në krye të bluve Bizhga
6 Shtator, 07:41
-
SKEDA/ Jep dorëheqjen Rrumbullaku, ja udhëzimi për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit! Kandidatët nën lupën e SHISH e Prokurorisë! Gara vëzhgohet nga SHBA e BE (DOKUMENTI)
5 Shtator, 22:05
Per mua kushdo qe shkaterron pronen publike dhe vjen ne Tirane per te prishur e shkaterruar, jo vetem qe nuk eshte qytetar dhe nuk ia ka idene vlerave dhe normave, por tregon nje figure te shpifur para gjithe botes... Opozita nuk ekziston qe te beje “protesta” per ti kerkuar qeverise te japi doreheqjen, por per te kerkuar premtimet qe ka bere qeveria. Nje “proteste” banale dhe vleresimin MAKSIMAL per efektivin e policise. Vandalizmi eshte krim si gjithe te tjerat dhe te denohet kushdo qe e meriton
PërgjigjuJo vetem kaq por policia te tregohet e rrepte me zbatojne te ligjit te mbrohen me cdo kusht instituconet se Jane prone e popullit dhe kushdo qe do bere dore mbi to te arrestohet qofshin keta dhe deputet sepse ata Kane nje hall shume te madh reformen ne drejtesi dhe vetingun qe do ju marrin pasurite e vjedhur per t'ja kthyer popullit kete hall ka Luli Sala dhe Mona ndaj asnje tolerim populli eshte me policine nqs e Lyp nevoja te perdoret dhe ushtria per mbrojtjen e rendit kushtetues
PërgjigjuPo hajdutet socialist me edin ku po i len o populli....?
Ne cdo vend demokratik opozita ose sindikatat kane te drejte kyshtetyese te protestojne per probleme te ndryshme ,por duke qene paqesore .Ne rast se protesta shoqerihet me veprime te dhuneshme , atehere dge policia ka te drehten ligjore te perdori dhunen . Kiha e dhunes ka narr fund dhe populli ndryshon qeverisjen , vetem me vote
PërgjigjuJu bejme thirrje z kryeminister asnje tolerim per ata qe kerkojne te bejne trazira qofshin keta edhe deputet policia te arrestoj cdo kend qe kerkon te prish qetesin publike
PërgjigjuPo 21janar 2011 kush ishin ata qafira qe na e dogjen tironen ton tt dashur ....?
PërgjigjuBeni cte doni se rrun njeri.gjigjeni po smerni gje
Policia te veproje me tere forcen e ligjit dhe te arrestoj organizatoret te perdori te gjitha mjetet per te shtypur me dhune cdo tentative nga kokepalaret per destabilizim .Policia do kete tere mbeshtetjen e popullit
PërgjigjuTe protestojne eshte e drejte e sejcilit..por te shkaterrosh Tiranen tone te dashur..ndalu Beg se ka hendek.Q***ni nonen kujdo qe thyen dhe shkaterron.
PërgjigjuAtyre personave Policia duhet ti thyeje brinjet qe ta shikojne protesten ne Tv
PërgjigjuZjarr cuna ishallah po me largoni nga pudhteti.... Hahahahahahahaha
PërgjigjuEh mor Edi Rama, po si i dhe ministrinë e drejtësisë Gazmend Zoti të pd_ se pas marrveshjes me Lulin në 2017, po ai qenka me i zi se Henrih Himleri i Rajhut të Tretë nga shpirti dhe fjalori i zi...