Protesta në Devoll dhe Shkodër, qytetarë të mbështetur nga PD bllokojnë rrugët

Militantët e Partisë Demokratike në Devoll dhe Shkodër janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Protestuesit në Devoll për rreth një orë kanë mbajtur të bllokuar aksin kryesor që lidh qytetin e Bilishtit me Korçën. Ndërsa ata në Shkodër bllokuan rrugën hyrëse të qytetit.

Gjatë zhvillimit të protestës, një fjalim të shkurtër mbajti edhe zëdhënësja e PD-së në Shkodër Jasmina Lici njëkohësisht edhe mbesa e Bujar Bishanakut, dëshmorit të 2 prillit. 

Ajo u shpreh se i mbështeste studentet në protestën e tyre pasi ata janë e ardhmja e vendit.

Prej pesë ditësh tashmë, Partia Demokratike organizon protesta në rrethe. Protesta janë zhvilluar në qytetin e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Korçës, Lezhës, Kavajës, Kurbinit, Vlorës dhe në Rrogozhinë. 

Banorët e këtyre qyteteve, të mbështetur nga PD protestojnë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut për fermerët dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Vijon 'tradita' e protestueve shkodranë, digjen goma në hyrje të qytetit

Gjatë protestës së tyre në hyrje të qytetit të Shkodrës, militantët e PD-së kanë djegur goma. 

Gjesti është kthyer në "traditë" tashmë për protestuesit në Shkodër, pasi çdo ditë djegin goma në hyrje të qytetit gjatë protestës së tyre.

Ora 17:05
Protesa në Shkodër, zëdhënesja e PD-së: I mbështes studentët, janë e ardhmja e këtij vendi

Pjesë e protestës në Shkodër ka qënë edhe mbesa e Bujar Bishanakut, dëshmorit të 2 prillit, Jasmina Lici njëkohësisht edhe zëdhënësja e PD-së në qytet.

Në fjalën e saj ajo është shprehur se: “Ne të gjithëve kjo protestë na ngjan me protestën e viteve '90. Është e çuditshme se e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Gjatë këtyre viteve Shqipëria nuk ka ecur dhe kjo për faj të politikanëve. I mbështes studentet, janë e ardhmja e këtij vendi. Më vjen keq që edhe tani vuajmë nga këto ideale. qveria të formohet nga qytetarët dhe studentët pasi janë e ardhmja e këtij vendi.

Më 2 prill të vitit 1991, në protestë në Shkodër u vra Arben Broci, themelues i Partisë Demokratike dhe tre të rinjë të tjerë, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu.

Ora 16:27
Nis protesta dhe në Shkodër, shiu nuk i ndal banorët të bllokojnë rrugën hyrëse të qytetit

Protesta kanë nisur edhe në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht reshjeve të shiut qytetarët shkodran të mbështetur nga deputetët e PD-së kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën hyrëse të qytetit. 

Banorët protestojnë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut për fermerët dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë. 

Ora 16:22
Protesta në Devoll, qindra qytetarë bllokojnë aksin që bashkon Bilishtin me Korçën
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

    Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë