VIDEO/ Rama ngjitet në Theth me Spiropalin dhe Becin: Jam këtu me Mamicën dhe Vrana Kontin

Përmes një videoje në rrjetet sociale Edi Rama ka ndarë një moment nga ngjitja drejt Thethit, i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.

Rama u shpreh në videomesazh ka ardhur tek "'Buni i Bajraktarit, siç thotë Mamica (Spiropali) 'Ballkoni i Perëndisë'". Ai shtoi se tashmë po vijon puna për investimet e reja në male, ku fokusi është tek agro-turizmi dhe i bëri thirrje të gjithtë atyre që jetojnë dhe punojnë jashtë të kthehen në vendlindje dhe të investojnë në këto male.

Nga ana tjetër, Spiropali e ka quajtur Benet Becin, Vrana Kontin që po i shoqëron në Malësi, etiketim që është aprovuar edhe nga Rama.

Rama: Po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me ata të cilët kanë hapur dyert edhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion europian turistik, për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male, që do i hapë rrugë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jetë më të mirë, që kanë punuar pa pushim e kanë kursyer, që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave e pa pasur as nevojë të kalojnë në gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë shpërndarë lart e poshtë. Me një mbështetje të fuqishme qoftë në aspektin e dhënies së lejeve për të rihapur shtëpitë e të parëve, për të ndërtuar agro-turizmet, për të fituar shumë më tepër se ç’fitojnë nga puna e lodhshme në shërbim të të tjerëve atje ku janë dhe njëkohësisht për t’i dhënë mundësi ekonomisë që të fuqizohet edhe më shumë falë turizmit e falë miliona-miliona turistëve që po mësyjnë në Shqipëri, edhe më shumë këtë vit se 10 milionët e vitit të shkuar, që do të thotë shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër konsum, shumë më tepër punë për të gjithë zinxhirin e prodhimeve të vendit e mbi të gjitha shumë më tepër krenari për Shqipëri

Spiropali: Pak më tej do të shkojmë në Theth pasi Vrana Konti nuk mund të na lërë në Malësinë e Madhe, do të na çojë në territorin e Shkodrës, edhe do ti biem përqark gjithë kësaj Unaze që si asnjëherë ka marrë një zhvillim të ri dhe do të sjellë jo vetëm më shumë turistë por edhe më shumë begati për gjithë banorët e zonës.

Rama: Vrana Konti ka dalë nga Kështjella e Rozafatit.

Beci: Të fillojmë rrugën, lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit, për të bërë edhe 30 kilometra rrugë të tjera.

Rama: Jo vetëm kaq, po kemi edhe një plan shumë ambicioz por do ta mbajmë për një moment sekret dhe surprizë për shkodranët, për Shkodrën loce që tani në krahët e Rilindjes do të fluturohë lart e më lart dhe do kthehet në atë lartësi që e kanë dashur dhe i kanë kënduar poetët e vet të jashtëzakonshëm.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 30/04/2024 17:24

    Kaq te korruptuar nuk ishin ata ne ate kohe sic jeni ju tani!

    Përgjigju
  • XXX: 30/04/2024 16:56

    Ka mar malet sekti rilindjes

    Përgjigju
  • Cte duhet ty: 30/04/2024 16:04

    Po ne pune kur do shkosh ti pseudo skender?

    Përgjigju
  • Po mër po: 30/04/2024 14:05

    Po ti kush i bie të jesh? Hamza Kastrioti

    Përgjigju
  • histori: 30/04/2024 13:22

    Vrana Kontin..... jo Kondin. Ken be dhe historin e Arberise neper shkolla... Jo historine partise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia